Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbajt për të dhjetën herë me radhë turneu përkujtimor i karatesë “Xhevat Makolli”, turne ky i karakterit mbarëkombëtar, në të cilin morën pjesë klube të karatesë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore.
Turneun e ka organizuar Federata e Karatesë e Kosovës dhe familja e Xhevat Makollit, me mbështetjen materiale të departamentit të Sportit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Për kontributin e dhënë gjatë dhjetë viteve të kaluara për organizimin e këtij turneu, që është një nga më prestigjiozët që mbahet në vendin tone, me rastin e hapjes solemne Federata e Karatesë e Kosovës kontribuesve më të rëndësishme u ndau plaketa, me të cilat u nderuan: familja Makolli, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Departamenti i Sportit i MKRS, Akademia Shqiptare e Karatesë e Maqedonisë, që e përfaqësoi kryetari Besnik Murati, klubet shqiptare nga diaspora, që i përfaqësoi Enver Cakiqi, klubet e karatesë të Ulqinit, që i përfaqësoi Ruzhdi Rama dhe klubet e karatesë të Kosovës Lindore, që i përfaqësoi mjeshtri preshevar i karatesë, Rijad Ajeti.
Në turneun e sivjetmë morën pjesë 71 garues (21 femra dhe 50 meshkuj) nga 17 klube dhe nga një asociacion i karatesë. Turneu “Xhevat Makolli” tradicionalisht mbahet në konkurrencën individuale të seniorëve – femrave dhe meshkujve, të cilët garuan në të dy disiplinat – kata dhe luftë sportive, duke demonstruar një karate mjaft cilësore, e kësaj shkalle të cilësisë i kontribuan edhe garuesit e klubeve mysafire nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore. Garat në kata u mbajtën në konkurrencën e hapur, ndërsa u ekzekutuan kryesisht katat nga fondi i katave të obligueshme.
Lufta më interesante u zhvillua në finalen e kategorisë më të rëndë (+84 kg), në të cilën garuesi i ri, por me përvojë, Herolind Nishevci i klubit „Ippon“ nga Prishtina, mposhti kampionin e shumëfishtë të Kosovës, Agon Aganin e klubit „Ippon“ nga Peja, ndërsa me numrin e medaljeve të fituara u shqua klubi i karatesë „Iliria“ nga Prishtina, garuesit e të cilit fituan 5 medalje të arta, dy të argjendta dhe 6 të bronzta, pas të cilit u renditën klubi i karatesë „Liria“ nga Burimi me 3 medalje të arta dhe klubi i karatesë „Fan“ nga Prishtina me 2 medalje të arta.
Në fund të garave në këtë disiplinë, renditja tabelare dukej si vijon:
KATA – FEMRAT
1 Luljeta Shala (KK „Prishtina“)
2. Elmedina Dinarica (Akademia Shqiptare e Karatesë e Maqedonisë)
3. Ermira Statovci (KK „Iliria“)
3. Vjosa Osmani (KK „Prishtina“)
KATA – MESHKUJT
1. Enes Zullufi (KK “Iliria”)
2. Dardan Ceka (KK „Ulqini“)
3. Agush Nazifi (KK „Besa“)
3. Fisnik Rama (KK „Besa“)
LUFTËRA – FEMRAT
-50 kg
1. Rreze Shatri (KK „Liria“)
2. Besarta Grajçevci (KK “Iliria”)
3. Agnesa Rexhepi (KK “Iliria”)
-55 kg
1. Gentiana Karpuzi (KK “Fan”)
2. Vjosa Helshani (KK “Prishtina”)
3. Majdona Villa (KK “Peja”)
3. Vetmie Haziri (KK “Iliria”)
-61 kg
1. Ermirë Statovci (KK “Iliria”)
2. Altiona Kapllani (Akademia Shqiptare e Karatesë e Maqedonisë)
3. Shqiponja Veliqi (KK „Iliria“)
-68 kg
1. Kaltrina Krasniqi (KK „Iliria“)
2. Mimoza Morina (KK „Iliria“)
+68 kg
1. Fjona Beqiri (KK „Iliria“)
2. Vjosa Osmani (KK „Prishtina“)
3. Florentina Gashi (KK „Vajzat e Dardanisë“)
3. Arlinda Morina (KK „Iliria“)
LUFTËRA – MESHKUJT
-60 kg
1. Petrit Shatri (KK “Liria”)
2. Petar Barloviq (KK “Ulqini”)
3. Pajtim Abazi (KK “Besa”)
3. Dardan Ceka (KK “Ulqini”)
-67 kg
1. Shkumbin Maksutaj (KK “Fan”)
2. Astrit Ndrecaj (KK “Sharri)
3. Fisnik Rama (KK “Besa”)
3. Leart Maliqi (KK “Dardania”)
-75 kg
1. Jetmir Rexhepi (KK “Iliria”)
2. Alban Kastrati (KK “Sharri”)
3. Fiton Ahmeti (KK “Kosovari”)
3. Sahit Qerimi (KK “Besa”)
-84 kg
1. Shkëlqim Bytyçi (KK “Liria”)
2. Durim Haziri (KK “Besa”)
3. Ekrem Ahmeti (KK “Kosovari”)
3. Kreshnik Tahiri (KK „Iliria“)
+84 kg
1. Herolind Nishevci (KK“Ippon“ – Prishtinë)
2. Agon Agani (KK “Ippon” – Pejë)
3. Agush Nazifi (KK “Besa”)
3. Blerand Sefedini (Akademia Shqiptare e Karatesë e Maqedonisë)









