Home » Eurobasket » Turqit mposhtën grekët

Turqit mposhtën grekët

Përfaqësuesja e Turqisë ka derbin e grupit C të Botërorit të basketbollit që po mbahet në këtë vend. Turqit të martën mbrëma mposhtën Greqinë me shifrat 76:65. Për basketbollistët e Turqisë kjo është fitorja e tretë rresht.

Greqia pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve të shënuara kundër Kinës dhe Portorikos. Më i merituari për fitoren e Turqisë ishte Ersan Ilyasova që shënoi 26 pikë, kurse te Greqia u dallua Ioannis Bourousis me 15.

Ndeshja me Greqinë është vlerësuar e rëndësisë së veçantë për Turqinë. Ndeshja ka kaluar përmasat sportive për shkak të marrëdhënieve politike në mes dy shteteve. Fitoren kundër grekëve basketbollistëve të Turqisë ua ka kërkuar edhe kryeministri i vendit, Taip Erdogan.

Kampionia në fuqi, Spanja, regjistroi edhe disfatën e dytë në tri ndeshje të zhvilluara. Pasi u mposht nga Franca në ditën e parë të Botërorit 2010, Spanja të martën pësoi humbje edhe nga Përfaqësuesja e Lituanisë me rezultat 76:73.
Kleiza Linas me 17 pikë ishte më i dalluari te Lituania, ndërsa te Spanja shënuesi më i mirë ishte Marc Gasol (18).
Fitoren e tretë rresht e kanë regjistruar edhe basketbollistët e Përfaqësueses së Francës. Franca në kuadër të grupit D mposhti Përfaqësuesen e Kanadasë me shifrat 68:63. Kjo ndeshje u zhvillua në Izmir. Për Kanadanë kjo është humbja e tretë në këtë grup. Kanadaja nuk ka gjasa të kalojë grupin. Kanadezët dy ndeshjet e fundit, me Zelandën e Re dhe Spanjën, do t’i luajnë vetëm për prestigj.
Përfaqësuesen franceze drejt fitores e udhëhoqi Nicolas Batum me 24 pikë e shtatë kërcime. Ky ishte basketbollisti i vetëm me pikë dyshifrore te Franca. Te Kanadaja më të dalluarit ishin Levon Kendall me 15 pikë të shënuara dhe Kelly Olynyk me 13. Përveç nga Franca ekipi kanadez është mposhtur edhe nga Libani (81:71) dhe Lituania (70:68).
“Befasinë” më të madhe të martën e ka bërë trajneri i Përfaqësueses së Rusisë, amerikani David Blatt. Blatt përkundër fitores së Rusisë ndaj Bregut të Fildishtë me shifrat 72:66, ka thënë se kjo do të jetë vera e tij e fundit në krye të përfaqësueses ruse.
“Kam dhënë zemrën time gjatë tërë kohës, por fatkeqësisht tash e kam kuptuar se politika e basketbollit të Rusisë është shumë e keqe dhe unë jam lodhur nga kjo. Më ka ardhur në majë të hundës. Thjesht, nuk dua të udhëheq Përfaqësuesen e Rusisë më”, ka thënë Blatt.
Ai në krye të Përfaqësueses së Rusisë qe emëruar në vitin 2004.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni