Interi ka zgjedhur çështjen e trajnerit. Rafael Benitez është rënë dakord që të jetë trajner i ri i kampionit të Evropës. Këtë e bëjnë të ditur zyrtarët e klubit të Interit.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, dhe ish-trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez kanë rënë dakord dhe brenda disa ditëve pritet që spanjolli të emërohet trajner i ri i skuadrës kampione të Evropës.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Benitezi me drejtuesit e Interit ka arritur një kontratë tre vjeçare me një pagë vjetore, e cila do të kapte shifrën prej 5.5 milionë euro.









