Futbollistët e Tottenhamit më në fund zunë vendin e katërt në premierligë dhe arritën të sigurojnë vendin në Champions League në futboll.
Në ndeshjen e mbetur të javës së 37-të, Tottenham si udhëtues e mposhti rivalin direkt në luftë për vendin e katërt Manchester Cityn. Tottenham fitoi me rezultat 1:0 dhe kësisoj një javë para përfundimit të premierligës zë vendin e katërt me 70 pikë dhe lënë pas vetes Manchester Cityn me vetëm 64 pikë në vendin e pestë.
Në minutën e 82-të të ndeshjes, pas një harkimit të mrekullueshëm të futbollistit Kaboul për mrekulli ndërhyn me kokë Crouch dhe shënon golin e fitores për rezultatin 1:0. Gëzim i madh për Tottenhamin dhe dëshpërim te Manchester City.









