Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, nuk do të paraqitet në ndeshjen e parë të Përfaqësueses së Spanjës kundër Zvicrës që luhet të mërkurën në kuadër të Grupit H, është bërë e ditur të dielën nga Reutersi, ndërsa është konfirmuar edhe nga seleksionuesi spanjoll Vicente del Bosque.
Torres ende nuk është kuruar plotësisht pas operimit të gjurit që e pati në muajin prill.
“Nuk mendoj se Torres do të luajë në ndeshjen e parë, nuk është i aftë plotësisht. Ndryshe qëndron puna me Andres Iniestan, që do të jetë i gatshëm për zviceranët”, ka thënë Del Bosque.









