Skuadra e Tiranës mezi ka mposhtur me rezultat 1:0 autsajderin e ligës, Gramozin e Ersekës, në ndeshjen e javës së 30-të të Kampionatit të Shqipërisë në futboll.
Një fitore e mundimshme, por me mjaft vlera, e cila e kaloi në vendin e tretë të renditjes së tabelës, që në fund të kampionatit siguron një vend në garat evropiane. Dinamo e Tiranës qysh javën e kaluar e ka siguruar praktikisht titullin e kampionit, ka luajtur në Peqin pa ndonjë ngarkesë kundër Shkumbinit.
Dinamo pësoi humbje minimale me rezultat 1:0, por mbetët në epërsinë e lartë të pikëve ndaj përcjellëve të saj. Shkumbini më këtë fitore renditet në vendin e pestë me 42 pikë, por gjasat për vend të tretë i ka teorike. Ballafaqimi kryesor i kësaj jave është zhvilluar në mes Laçit dhe Besës së Kavajës. Laçi pas disa javësh të shkëlqyeshme, papritur është mundur në shtëpi nga Besa me rezultat 1:0.
Besa më këtë fitore ka forcuar pozitën e dytë me 49 pikë, por që vazhdimisht është në presion të Tiranës. Besën do të presin punë të vështira deri në fund për vend të dytë, pasi Tiranën e ka në bisht me vetëm dy pika pas. Teuta dhe Skënderbeu luajtën pa gola. Te dy skuadra luftojnë për mbetje në elitën e futbollit shqiptar. Vllaznia e Shkodrës nuk arriti më shumë se barazim në shtëpi me Flamurtarin e Vlorës, duke luajtur baras 1:1.
Vllaznia me barazimin që arriti para shikuesve edhe më tutje është në zonën e të rrezikuarve, ndërsa Flamurtari paksa është më i qetë. Apolonia nga Fieri shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Kastriotit. Apolonia shmanget nga fundi i tabelës, ndërsa Kastrioti futet në thellësi. Kastriotin e pret punë e zorshme për mbetje në ligë, sikurse edhe Apolonin, Teutën, Skënderbeun e Vllazninë.
Sa afrohet fundi i kampionatit shqiptar aq më interesant bëhet lufta si për vend të dytë e të tretë po ashtu edhe cila skuadër do t’i shpëtojë largimit nga elita. Një dihet: Dinamo është kampion, ndërsa Gramozi veç është përshëndetur nga liga.
Rezultatet
Shkumbini-Dinamo 1:0
Laçi-Besa 0:1
Tirana-Gramozi 1:0
Teuta-Skënderbeu 0:0
Apolonia-Kastrioti 2:1
Vllaznia-Flamurtari 1:1
Tabela
1. Dinamo 30 18 4 8 48:32 58
2. Besa 30 14 7 9 32:24 49
3. Tirana 30 14 5 11 32:27 47
4. Laçi 30 12 9 9 30:25 45
5. Shkumbini 30 12 6 12 28:27 42
6. Flamurtari 30 11 8 11 37:34 41
7. Vllaznia 30 11 7 12 31:36 40
8. Teuta 30 11 6 13 28:36 39
9. Apolonia 30 10 8 12 36:38 38
10. Skënderbeu 30 10 8 12 36:37 38
11. Kastrioti 30 11 6 13 29:33 36
12. Gramozi 30 5 8 17 17:35 23









