Home » Kampionati Kosovar » Tifozët e Drenicës të pakënaqur me punën e kryesisë

Tifozët e Drenicës të pakënaqur me punën e kryesisë

Te pakënaqur me punën e deritashme të kryesisë se klubit tifozët e klubit të futbollit Drenica nga Skenderaj, “Shqiponjat e Zeza”, kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit Komunal të Skenderajt. Ata thonë se protesta do të mbahet të mërkurën në orën 12.30.

Në një komunikatë ndër të tjera thuhet: “Duke parë së në çfarë gjendje është duke kaluar klubi, si dhe duke parë neglizhencën dhe mos interesimin e kryesisë, e cila po e dërgon klubin drejt shkatërrimit, Klubi i Tifozëve është i detyruar t’i shprehë këto pakënaqësi në një protestë, e cila do të organizohet të mërkurën në orën 12:30 para Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Udhëheqësia e klubit nuk ka ndjenja për sport, iu shmanget përgjegjësive që iu takojnë, duke e lënë klubin në mëshirën e askujt. Andaj, duke i parë këto padrejtësi që po i bëhen klubit tonë të zemrës – Drenicës, jemi të detyruar që të protestojmë para Kuvendit Komunal në Skenderaj, në mënyrë që të rikonstruktohet udhëheqësi e klubit Drenica”. Ata ftojnë te gjithë adhuruesit e këtij klubi qe te marrin pjesë në këtë protestë. Ka pak ditë që është zgjedhur kryesia e re, por assesi të bëhen rehat.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni