Home » Futboll » Thuni i Ramës dërrmon Wintethurin

Thuni i Ramës dërrmon Wintethurin

Skuadra e Thunit synon rikthimin në elitën e futbollit zviceran.

Dy shqiptarët e kësaj skuadre, Milaim Rama që u aktivizua në minutën e 77-të dhe Muhamed Demiri që luajti deri në minutën e 88-të kontribuuan në fitoren e lartë me rezultat 4:0 kundër Winterthurit në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës së Dytë të Zvicrës në futboll.

Golat për Thunin i shënuan: Reinmann (4’), Scarione (8’-nga penalltia), Schindelholz (61’) e Dudu (77’). Për Winterthurin luajtën shqiptarët Emir Lenjani 90 minuta dhe Amir Abrashi deri në minutën e 46-të. Thuni është në vendin e dytë me 36 pikë, ndërsa Wintethuri i pesti me 27 pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni