Home » Kampionati Anglez » Thompson ka fjetur me 13 futbollistë të Premier League

Thompson ka fjetur me 13 futbollistë të Premier League

Nuk kanë të ndalur skandalet seksuale të futbollistëve në Angli, ku Wayne Rooney, është personi që po shigjetohet nga të gjitha anët, por shumë shpejt pritet një furtunë e vërtetë në të gjithë Premier Leaguen.

Pas dëshmisë së Jennifer Thompson e cila rrëfeu se ka shkuar me sulmuesin e kombëtares, pritet një tjetër dëshmi që mund të rrënojë karrierën e lojtarit. Ndërkohë, Jennifer ka theksuar se shumë shpejt do të zbulojë edhe emrat e 13 futbollistëve të tjerë me të cilët ka shkuar në shtrat.

“Daily Star” shkruan se bëhet fjalë për 6 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 4 sulmues, dy prej të cilëve janë të martuar me fëmijë. Mësohet gjithashtu se bashkëshortja e Rooney, Coleen i ka thënë sulmuesit: “Nuk kam më nevojë për ty”. Të njëjtin fat pati pak muaj më parë mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, skandalet e të cilit detyruan bashkëshorten Cheryl të kërkonte divorcin, transmeton TCH.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni