Home » Basketbolli i Kosovës » Testi i parë

Testi i parë

Basketbollistet e përfaqësueses së Kosovës U-16 (femrat) të shtunën do të zhvillojnë ndeshje revyale me basketbollistet kadete të Sigal Prishtinës.

Ndeshja do të zhvillohet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, me fillim në orën 13.00. Përzgjedhësit e përfaqësueses së Kosovës, Agron Çeku dhe Elvira Dushku kanë përzgjedhur 12 basketbolliste nga katër klubet: Penza nga Peja, Trepça nga Mitrovica, Bashkimi i Prizrenit dhe Drita e Gjilanit. Çeku dhe Dushku mendojnë se kanë zgjedhur basketbollistet më të mira dhe do të jetë edhe testi i parë për ta për të sprovuar secilën basketbolliste.

Kadetet e Sigal Prishtinës, do të tentojnë me lojë të mirë që të befasojnë përfaqësuesen. Në ekipin e prishtinasve është punuar shumë kohët e fundit me basketbolliste të reja dhe presin talentin e tyre të shfaqin në përballjen revyale.

Në përfaqësuese janë ftuar: Saranda Daci, Besiana Shala, Mimoza Berani (Penza); Sara Mehmeti (Trepça); Jakut Burri, Gresa Gashi, Filloreta Karavidaj, Filloreta Vukshinaj (Bashkimi); Arizona Kasumi, Erika Nuhiu, Hana Kurtalani, Hana Isufi (Drita). Përzgjedhësit e Përfaqësueses së Kosovës U-16: Agron Çeku e Elvira Dushku.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni