Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ka thënë se Chelsea duhet të pushtojë Evropën. Sipas tij, Chelsea duhet të jetë dominuese në futbollit evropian dhe ka kapacitet të hatashëm.
“Nuk ka dyshime, në mendjen e Roman Abramovichit dhe mendjet tona, është Champions League. Ai ka thënë se duhet ta fitojmë kampionatin e ardhshëm edhe pse është shumë i kënaqur me dy titujt e fituar, ndërsa ne jemi të përkushtuar ta bëjmë atë. Ne kemi qenë aq pranë pesë ose gjashtë vitet e fundit, por ka ndodhur që herë pas here të jemi ekipi më i mirë në garë, pa e fituar ende atë. Nëse ne mund të fitojmë Champions League, adhuruesit, futbollistët, menaxhmenti dhe Abramovich, do të ishin shumë të kënaqur”, tha Terry.









