Home » Atletikë & Olimpiadë » Tërmkolli shkëlqeu në Tiranë

Tërmkolli shkëlqeu në Tiranë

Atleti i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Tërmkolli, shkëlqeu në Tiranë, duke e zërë vendin e parë në disiplinën 10 mijë metra me kohë të kaluar 38 minuta.

Në disiplinën 800 metra, Astrit Kryeziu, ka dalë i pari me kohë 1:53.85 minuta, ndërsa Musa Hajdari renditet i treti në disiplinën 400 metra me kohë të kaluar 0,51.42 sekonda. Në konkurrencën e femrave janë arritur rezultate të lakmueshme.

Atletja Gresa Bakraqi zuri vendin e parë në 1500 m. me kohë 5:01.96 minuta, kurse Lule Veselaj zuri vendin e parë, e cila ka hedhur diskun në 26,87 metra, ndërsa shtytjen e gjyles e ka bërë 9,02 metra, duke u renditur e dyta.

Atletja Dea Mustafa radhitet e treta në 400 m. me kohë 1:08.09, ndërsa Nurie Shala e dyta në 800 m. me kohë 2:26.25. Drejtuesi e Federatës së Atletikës së Kosovës këto rezultate të arritura në Tiranë i vlerësojnë të larta. “Jemi të kënaqur me atletin Astrit Kryeziun, anëtarë i KA “Rogana”, i cili në dy garat e kaluara ka pasur një paraqitje të mirë. Po ashtu atletët tanë përmirësuan kohën në disiplinën 800 m. nga 1.54.10 në 1.53.85”, thuhet në informatën e FAK-ut.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni