Home » Boks » Terbunja premton suksese të reja

Terbunja premton suksese të reja

Boksieri i mirënjohur nga Republika e Kosovës në boksin olimpik Naim Terbunja është pritur nga ministri i sportit, Lutfi Haziri.

Ministri Haziri dhe Terbunja biseduan për shumë çështje të sportit që i preokupon sot dhe veçanërisht për boksin tonë, boksin ndërkombëtar dhe për të ardhmen e boksierit tonë.

Boksieri ynë kulmor i cili ka arritur sukseset më të mëdha në arenën ndërkombëtare dhe pjesmarrësi i vetem shqiptar në Lojërat Olimpike në Pekin me 2008 me kombëtaren e Suedisë, mori premtimet nga ministri Haziri për mbështetje në të ardhmen.

“Kjo është ajo që unë mund të bëjë më së paku për juve. Nuk mjafton vetem pritja por edhe mbështetja, dhe këtë do t`a keni në vazhdimësi të karrierës suaj në të ardhmen nga ministria e sportit dhe kulturës”, theksoi ministri Haziri.

“Kanë qenë disa vite të vështira për ne por edhe për juve ku e kemi parasysh se është dashur të përfaqësoheni me shtetet tjera. Ju përgëzoj për arritjet e juaja”, tha ministri Haziri. Naim Terbunja boksier që po bënë më të mirën në arenën ndërkombëtare premtoj se në garat e ardhshme do të dëshmoi cilësi edhe më të mira. Ai e falenderoi ministrin për kujdesin, pritjen dhe mbështetjen për të ardhmen.

“Të falenderoj që keni gjetur kohë për mua, jam shumë mirënjohës për kujdesin që po bëni për sportistët tanë edhe në Kosovë por edhe jashtë saj”, tha Terbunja.

Boksieri Terbunja me nënshtetësi suedeze e presin shumë sfida të rëndësishëm në muajin e ardhshëm. Në fund ministri Haziri nderoi boksierin tonë me një dhuratë simbolike, një pllakatë e punuar me flamur të Kosovës, ndërsa Terbunja i dhuroi një palë dorëza me mbishkrim për ministrin Haziri. Terbunja është i gatshëm kur do të boksojë për kombëtaren e Kosovës. Boksieri shqiptar që ka lënë gjurmë kudo që është paraqitur dhe që ka dëshmuar vlerat e tij. Terbunja tash e një kohë jeton dhe vepron në Suedi, por sa herë ka pasur mundësi ka marrë pjesë edhe në turnetë që janë organizuar në Republikën e Kosovës. Terbunja beson se në çdo aktivitet ndërkombëtar që do të paraqitet do të shënojë rezultate sa më të mira. Sipas tij, është në formë shumë të mirë dhe me padurim pret çdo përballje me rivalët në ring.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni