Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës njoftojnë se të shtunën dhe të dielën e kësaj fundjave do të mbahet turneu ndërkombëtar “Dorëza e artë” në boks.
Turneu do të zhvillohet në Shtërpcë dhe pritet të marrin pjesë boksierët nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe boksierët e kombëtares së Kosovës. Turneu fillon të shtunën në orën 12.00, ndërsa po të njëjtën orë edhe të dielën. Sipas zyrës së FBOXK-së, pritet të ketë meçe cilësore, por presim rezultatet më të mira nga boksierët e kombëtares së Kosovës.









