Nuk mbahet mend që Ferizaj ndonjëherë ka pasur basketboll të nivelit të duhur apo ndonjë organizim të mirëfilltë. Gjithmonë e kanë pasur një organizim për një muaj dhe në fund kanë ardhur në gjendje të mjerueshme të jesh apo të mos jesh.
Klubi i basketbollit Kastrioti i Ferizajt është në gjendje të mjerueshme dhe i shkapërderdhur pothuajse në tërësi. Në pritje që të vjen dikush dhe t’i qet në binarë. Behxhet Ibrahimi, njeri i basketbollit që me vite të tëra ka punuar në klubin e basketbollit Kastrioti e sheh një fije drite në fund të tunelit.
Ai tha se Kastrioti mund të ec para nëse e marrin njerëz të duhur, të sportit dhe që kanë erë pune e organizimit ose përndryshe basketbolli do të shuhet në tërësi në një qytet që ka hiq më pak se 170 mijë banorë.
“Kastrioti është në gjendje kritike. Një klub pa kryesi, i shkapërderdhur dhe askush nuk e ka të qartë se çka po ndodh. Nuk janë shuar të gjitha shpresat, por ekziston mundësia që të dalin prej krize. Po kush ta nxjerrë nga kriza? Vetëm njerëz që kanë erë në basketboll, që dinë të punojnë dhe që kanë strategji. Kastrioti është udhëhequr nga njerëz për interesat e veta dhe e kanë prurë në pozitë çfarë është tash. Prej se është rënë prej lige, ky klub nuk e di as vet si është mbajtur në këmbë edhe në ligën e parë”, tha Ibrahimi.
Muaji korrik llogaritet si muaj i shpëtimit të kësaj skuadre dhe që kanë dhënë premtime të mëdha edhe nga drejtoria e sportit të këtij qytetit.
“Në korrik do t’i qesim gjërat në fushë po qese e ka shkruar zoti. Besoj se me Drejtorinë e Sportit të qytetit dhe me njerëz që ia duan të mirën këtij sporti do të këndellem dhe të bëjmë klubin sadopak solid. Ka talent, ka basketbollist vendorë, që mund të rikthejmë klubin në elitë”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi: “Do të pranoj pa ndonjë telashe postin e trajnerit, vetëm nëse vijnë njerëz që e meritojnë. Aktualisht klubi është pa trajner, i shkapërderdhur. Unë punoj me të rinjtë, por sa ia vlen kjo kur situata është shumë e rëndë”. Kastrioti i ka punët keq edhe në konkurrencën e femrave, e cila për shkaqe financiare ishte tërhequr nga garat. A është ky vit që do të këndellen edhe te meshkujt po ashtu edhe të femrave apo Kastrioti do të fundoset edhe më shumë. /botasot










Nese ne qytetin tonë ka rendje dhe mosë interesim per basketbollin e qytetit. ateher duhet te jua kujtoj ju zoteri i neruar z.Behxhet Ibrahimi se interesim per basketboll ka,
para pak muajsh ne qytetin tonë ehste formuar ekipa e Basketbollit ne Karroca, ” KBK_Ferizaje ” kip kjo e formuar nga disa persona te hendikepuar antar te shoqates se personave me aftesi te kufizuara ” Handikos ” ne Ferizaj