Kreu i Federatës së Boksit të Kosovës ishte në mëdyshje të mbajë Kampionatin e Kosovë në boks të shtunën apo të dielën, por në fund vendosën të dielën me 20 dhjetor.
Zëdhënësi i federatës, Latif Demolli, ka thënë se në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet Kampionati vetjak i Kosovës dhe pritet të ketë meçe atraktive e cilësore.
“Të dielën, me 20 dhjetor, në orën 11.00 do të mbajmë kampionatin. Mendoj se do të jetë një kampionat mjaft cilësorë dhe besoj se cilësia do të jetë më e mirë se në të kaluarën. Të gjitha përgatitjet janë bërë për këtë kampionat dhe çdo gjë është e gatshme qysh sot. Pritet të jetë edhe një numër i mirë i adhuruesve në tribuna”, tha Demolli.









