Home » Basketboll » Tango në vend të çyçekut

Tango në vend të çyçekut

Takimi ndërmjet Arjgentinës dhe Brazilit në të tetën e finales së Kampionatit Botëror të Basketbolli “Turqia 2010” ishte paralajmëruar si takimi më i mirë i kësja faze të garave.

Mirëpo, pas dueleve ndërmjet Serbisë e Kroacisë dhe Spanjës e Greqisë ishte vështirë të mendohet se dy ekipe në të tetën e finales mund të luajnë basketboll më të mirë. Megjithatë, kjo ndodhi. Argjentina dhe Brazili treguan se i përkasin elitës botërore të basketbollit, kurse më plasman në çerekfinale, Argjentina tregoi edhe një herë se çfarë vlere të madhe ka përvoja në gara të këtilla.

Zemra e kampionit

Luis Skola ka vite që është ndër absketbollistët më të mirë argjentinas. Ai, qysh në moshën 20 vjeç (në vitin 2000) u transferua në Spanjë dhe u shndërrua në yll të ligës Acb. Më pas ka qenë MVP i kësja lige dhe një prej basketbollistëve më të mrië në Evropë për vite me radhë, kurse në tri sezonet e fundit luan në NBA. Në Hjuston ai është një prej basketbollistëve më të mirë dhe në mungesë të Jao Mingut, këtë sezon ishte një prej shtyllave të ekipit. Mirëpo, në reprezentacion, Skola ka qennë nën hije të yjeve tjera të basketbollist argjentinas. Manu Xhonobili, e Fabrisio Oberto janë basketbollistët që kanë pasur fjalën kryesore në reprezentacion për gati një dekadë, që kur Hugo Skonokini u tërhoq nga basketbolli. Shfaqjet e mira të Skolës, kontribuonin në sukseset e mëdha të basketbollit argjentinas në gara globale, por stili i tij i lojës dhe disa fkarorë të tjerë bënin që ai të mos ishte edhe ylli i reprezentacionit.

Kjo gjë ndryshoi sivjet. Skola është një prej pak basketbollistëve që luajtën sezon me 82 ndeshje në NBA (sivjet Skola ishte startues në Hjuston) dhe që pranuan të vijnë në botëror. Ai në këtë garë në mënyrë krejtësisht natyrale vazhdoi me formën e tij të shkëlqyeshme të përcjellur nga ndeshjet në NBA dhe u shndërrua në lider të reprezentacionit.

Skola në pesë ndeshjet e para kishte mesatare prej 29 pikëve për ndeshje, por në ndeshjen me Brazilin ai do të përballej me Tiago Spliterin, ish bashkëlojtarin e tij në Tau Seramika dhe lojtarin ri të San Antonios si dhe me Anderson Varezhaon, për vite me radhë njërën nga qebdrat më të mira defanzive në NBA.

Ai në duelin kryesor të këtij kampionati shënoi 37 pikë dhe e udhëhoqi Argjentinë ndrejt fitores dhe çerekfinales. Argjentina në këtyë botëror vjen me një ekip të veteranëve ku përveç Skolës (30 vjeç), bëjnë pjesë edhe Oberto (35), Pablo Prigjioni (33), Karlos Delfino (28), Hernan Jasen (32). Ky është botërori i fundit për shumicë ne këtyre basketbollistëve të shkëlqyeshëm që kësaj radhe nuk e kanë ndihëmn e yjeve të NBA-së si Xhinobili, Herman e Nosioni.

Mirpëpo, Argjentina, në këtë botëror dëshmoi se me mungesën e disa yjeve mund të ketë humbur pak nga atraktiviteti në lojë, por nuk e ka humbur për asnjë çast mentalitetin fitues. Ky ekip ka lojtarë që janë kampionë në zemër si Skola ose Jansen dhe si i tilla është kundërshtar i papërshtatshëm për këdo.

Hernandez mposht Manjanon

Mund të thuhet lirisht se i vetmi trajner latin, i cili ka është në gjendje që nga Brazili të krijojë reprezentacion funksional, të aftë të luajë si ekip dhe të fitojë ndeshje është Ruben Manjano. Ky trajner argjentinas, i cili ka vënë themele te suksesit të Argjentinës në plan reprezentativ dhe ka fituar medalje të artë më këtë reprezentacion, kishte në dispozion një ekip shumë të talentuar të Brazilit. Por brazilianët në këtë botëror u goditën nga një sindrom nga i cili më herët e kanë pësuar Jugosllavia, Spanja dhe Argjentina – dueli direkt dhe sfidimi i SHBA-ve. Brazilianët ishin shumë afër ta mposhtin Amerikën në grup. Pësuan humbje me dy pikë dallim në kohën kur e kishin lojën në dorë. Në atë ndehsje Brazili “e la shpirtin në parket” dhe kjo bëri që pas humbjes ky ekip të “humbë kompasin”. Pasoi disfata nga Sllovenia dhe vendi i tertë në grup, që sillte duel me Argjentinën në të tetën e finales. E tërë puna e Manjanos dhe e basketbollsiutëve shkoi huq sepse dëshira e flatë për fitore ndaj amerikanëve e “dogji” ekipin brazilian. Në duel direkt Serhio Hernandez, ish ndihmësi i Manjanos dhe njeriu që e trashëgoi atë në postin e përzgjedhësit të Argjentinës, u mbështet në lojën dhe mundëistë e veteranëve. I besoi lojtarëve të tij, që është veti e trajnerëve të mëdhenj dhe shënoi fitore që atë në Amerikë të Jugut e bën trajnerin më të çmuar të kohës.

Hernandez me këtë ekip do të mundohet të arrijë sukses sa më ët madh, kurse pas këtij botërori, nëse qëndron në këtë post, para vetes do ta ketë një sfidë edhe më të madhe – ndërrimin e gjeneratës dhe vazhdimin e sukseseve. Ky mund të duket mision i pamundur për shumë kë, por Hernandez duket të jetë njeri i gatshëm për sfida.

Lituania vazhdon aty ku e la

Lituania nuk kishte pësuar humbje ne grupe dhe hsnëoi fitore kundër Kinës edhe në të tetën e finales. Ëhstë pritur fitore shumë e lehtë e këtij ekipi dhe ndonëse nuk ishte e tillë, lituanezët treguan se kanë ekip të mirë, se me meritë janë në çerekfinale dhe se aty do të jenë kundërshtar i denjë i Argjentnës.

Tetë reprezentacionet më të mira

Që nga sot (e mërkurë) fillon faza çerekfinale e botërorit. Në dy ndehsje te para të kësaj faze takohen Serbia – Spanja dhe Turqia – Sllovenia.

Të dyja ndeshjet i kanë të gjitha parakushtet për të qenë sfida të shkëlqyeshme dhe ndeshje shumë cilësore.

Spanja dhe Turqia janë favoritë në ndeshjet përkatëse. Por është fakt i pamohueshmë se takohen ndëmrjmet vete katër ekipe shumë të mira, disa basketbollistë të shkëlqyeshëm dhe së paku tre trajnerë (Ivkoviq, Tanjeviq dhe Beqiroviq) të shkëlqyeshëm.

BOX

1/8 e finales

Lituania – Kina 78:67

Arjgentina – Brazili 93:89

Çerekfinalet

Spanja – Serbia sot

Turqia – Sllovenia sot

SHBA – Rusia nesër

Lituania – Argjentina nesër

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni