Home » Posts tagged with "Zlatan Ibrahimovic"
Het-trik i Ibras në fitoren e Suedisë
Përfaqësuesja e Suedisë ka regjistruar fitore prej 5-0 kundër Finlandës në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2012.
Kim Kallstrom hapi serinë e golave (11’), ndërsa me dy gola të shpejtë (31’ dhe 35’), Zlatan Ibrahimovic vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), sulmuesi i Milanit kompletoi het-trikun e tij,...
Ibra: Dua të qëndroj te Milani edhe tre vite
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka konfirmuar se nuk e ka në plan që të largohet nga kampioni i Italisë gjatë kësaj vere, pasi që dëshiron të luajë për Rossonerët edhe disa vite.
Së fundmi është spekuluar se boshnjaku me pasaportë suedeze mund të transferohet te Real Madridi, mirëpo 29-vjeçari mohon diçka të tillë.
“Është tërësisht e pavërtetë. Dua të qëndroj...
Ibra: Do të qëndroj te Milani
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u ka garantuar tifozëve Rossonerë gjumë të qetë gjatë verës, pasi ka bërë të ditur se do të qëndrojë me kuq e zinjtë.
“Sigurisht, unë do të qëndroj. Unë besoj në këtë projekt. Gjashtë muajt e parë ishin më të mirat e jetës time. Më pas u lodha, si fizikisht, ashtu dhe mentalisht”.
“Unë e kam fituar titullin me tri ekipet më...
Galliani: Ibra dhe Cassano do të mbeten tek Milani
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka treguar të rejat më të fundit në planet transferuese të kuqezinjve, përfshirë edhe mohimin se Zlatan Ibrahimovic po transferohet te Real Madridi.
Milani dje kompletoi edhe nënshkrimin me mesfushorin e Genoas, Kevin-Prince Boateng.
“Në fillim ne kishim ca vështirësi, por në fund gjetëm një marrëveshje e cila mendoj se është e drejtë...
Moratti: Do ta ktheja Ibran
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se do të mendonte për rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit nëse do t’i jepej kjo mundësi në një të ardhme të afërt.
Boshnjaku me pasaportë suedeze në të gjitha klubet që ka luajtur në vitet e fundit (Juventus, Inter, Barcelona dhe Milan), e ka përfunduar sezonin me titullin e kampionit të Ligës, ndërsa këtë sezon triumfoi me rivalin...
Ibrahimovic drejt Real Madridit
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se synon të sjellë ish-lojtarin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, në Santiago Bern abeu.
El Mundo Deportivo shkruan se trajneri portugez është duke nxitur negociatat me suedezin dhe dëshiron ta sjellë lojtarin e Milanit sërish në Spanjë gjatë verës.
Mourinho është i bindur se Ibra është sulmuesi i qendrës i cili mund të nxjerrë...
Sacchi lëvdon Ibrahimovicin
Arrigo Sacchi e ka lavdëruar punën e Zlatan Ibrahimovic për të ndihmuar Milanin që të stoliset me titull këtë sezon.
Sulmuesi suedez u transferua në San Siro nga Barcelona në formë huazimi në fillim të këtij sezoni, ndërsa në 29 paraqitje ka regjistruar 14 gola.
“Arritja e Ibrahimovicit solli eufori në një ambient të depresionuar, si në nivel të klubit ashtu edhe në nivel ekipor”.
“Por...
Ibra: Kjo është shtëpia ime, dua të qëndroj
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka bërë të qartë se ai dëshiron të qëndrojë te kuqezinjtë edhe pas kësaj vere kur përfundon marrëveshja e huazimit nga Barcelona.
Boshnjaku me pasaportë suedeze iu bashkua Milanit në fillim të sezonit 2010/2011 në formë huazimi pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Pep Guardiola, ndërsa ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm...
Milani nuk impresionon
Me rezultat 2-2 ka përfunduar takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë në mes të Milanit dhe Palermos që u zhvillua të mërkurën mbrëma në San Siro.
Zlatan Ibrahimovic realizoi për Milanin që në minutën e katërt, ndërsa dhjetë minuta më pas Javier Pastore barazoi rezultatin.
Mysafirët arritën të krijojnë epërsi përmes Abel Mathias Hernandez, por Urby Emanuelson gëzoi...
Milani ta shfrytëzojë Ibran për të sjellë Ronaldon
Milani raportohet se dëshiron ta shfrytëzojë Zlatan Ibrahimovic si joshje për të bindur Real Madridin ta shesë Cristiano Ronaldon.
Corriere dello Sport shkruan se Milani është i përgatitur të nënshkruajë kontratë të përhershme me Ibran nga Barcelona dhe menjëherë ta dërgojë atë te Real Madridi në shkëmbim me Ronaldon.
Milani dëshiron t’i paguajë Ronaldos 15 milionë euro në...