Home » Posts tagged with "Universiteti i Prishtinës"
A do ta kremtojnë titullin në Ferizaj?
Ndeshja e dytë finale e play-offit të Superligës së Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave në mes Kastriotit të Ferizajt dhe Universitetit të Prishtinës, do të zhvillohet të enjten mbrëma me fillim në orën 20.00, në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj.
Volejbollistet e Universitetit janë duke udhëhequr me rezultat 1:0 në epërsi me fitore dhe vetëm edhe...
Universiteti, fitoi kupën e Kosovës
Volejbollistet e Universitetit të Prishtinës janë fitues i kupës së Republikës së Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave.
Ato në ndeshjen finale të zhvilluar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, shënuan fitore me rezultat 3:1 kundër Kastriotit nga Ferizaj. Ky klub që tre vjet që është themeluar arriti të bëhet me trofeun e parë dhe tashmë mëton edhe...
Asllanaj: Nuk kemi konkurrencë!
Volejbollistja më e mirë në Kosovë, Shemsije Asllanaj, tha se Universiteti i Prishtinës nuk do të ketë konkurrencë në volejbollin e Kosovës.
“Nuk shoh ndonjë konkurrent serioz në luftë për titullin e kampionit madje edhe për kupën e Kosovës. Si konkurrent deri diku mund të konsiderojë Dritën e Gjilanit, por jo edhe Kastriotin e Ferizajt. Universiteti ka bërë lojë cilësore...
Një përvojë e re nga Amerika
Volejbollistet e Universitetit të Prishtinës në konkurrencën e femrave për disa ditë më radhë qëndruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat zhvilluan shtatë ndeshje miqësore.
Universitaret nga shtatë ndeshje të zhvilluara me kolegjet amerikane dëshmuan lojëra të mira dhe si rrjedhojë e kësaj janë kthyer me tri fitore e katër humbje. Të gjitha volejbollistet kanë dëshmuar...
Jashari: Konkurrent e kemi Universitetin
Trajnerja dhe volejbollistja e Kastriotit nga Ferizaj, Vildane Jashari, beson se me fondin e tashëm të volejbollistëve do të mbrojnë titullin e kampionit.
“Universiteti i Prishtinës është forcuar me volejbollisten Shemsije Asllanajn, kështu që kjo skuadër mendoj se do të jetë konkurrent i fortë i yni.
Mirëpo, në luftë për titull janë edhe pesë skuadra të tjera, pasi vendi i...