Home » Posts tagged with "Trepça"

Rrahja në llogarinë e Mustafës

Federata e Basketbollit e Kosovës i ka shqiptuar dënimet për akterët e përfshirë në përleshjen ndërmjet basketbollistëve të Trepçës dhe atyre të Bambit. Këtë incident më së shtrenjti e ka paguar Safet Mustafa, i cili është dënuar përjetë. Klubi serb është dënuar me tri ndeshje pa praninë e shikuesve dhe me 400 euro sa është gjobitur edhe klubi ‘xehetar’. Ndeshja Bambi... 

Trepça fiton derbin

Kampioni aktual Trepça ka fituar derbin e xhiros së parë të sezonit pranveror, pasi mposhti nënkampionin vjeshtor, Hysin me rezultat 2:1, takim ky i luajtur të dielën në “Adem Jashari” në kuadër të javës 18 të Superligës së Kosovës në futboll. Ballafaqimi në mes “xehetarëve” dhe skuadrës nga Merdara, ka dhënë një lojë të fortë nga të dy palët me disa aksion të mira... 
Etiketat: ,

Peja fiton derbin, mposhti Trepçën

Skuadra e Pejës, ka dalë fituese në ballafaqim me Trepçën e Mitrovicës në ndeshjen kryesore të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll. Pejanët pas dy humbjeve të njëpasnjëshme kundër skuadrave që mbajnë kreun e tabelës, Sigal Prishtina dhe Bambi, duket se iu rikthye vetëbesimi. Ata një javë më parë mposhtën Kosovën e Vushtrrisë në udhëtim, ndërkaq... 

Azemi: Kënaqem kur e mund Trepçën

Edmond Azemi, shprehet se këtë vit cilësia e basketbollit ka pësuar rënie, ndërkaq pohon të mos jetë i kënaqur as me pagën që e merr nga klubi bardh e kaltër. Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi i vlerëson të suksesshëm tetë javët e para të edicionit të sivjetmë të bardh e kaltërve në Superligë, ndërkaq shprehet se fitoret ndaj Bambit në javën e fundit, dhe triumfi... 

Bambi, më nuk është befasi

Pasi e mposhti skuadrën kampione të Kosovës, Sigal Prishtina, Bambi shënoi fitore edhe ndaj nënkampiones së Kosovës, Trepça. Mirëpo, skuadra e Bambit para vetes ka edhe një provë për të konfirmuar forcën e tij këtë edicion. Është kjo ndeshja ndaj Pejës që do të luhet në palestrën “Minatori” të Mitrovicës në javën e gjashtë të Superligës, shkruan “Koha Ditore”.... 

Në Trepçë, në vend të kontratave “lidhet” besa

Skuadra kampione e Raiffeisen Superligës, Trepça, këtë edicion ka ndërruar praktikën e saj të funksionimit në raport me lojtarët. Tani nuk lidh më kontrata me ta, por vetëm “besë”. Kryetari i klubit mitrovicas, Nexhmedin Haxhiu, thotë se të gjithë lojtarët e Trepçës luajnë pa kontrata, me përjashtim të Liridon Ahmetit e Suad Përtinacit që para një viti e kusur patën... 

Rivaliteti i derbit të ri

Një derbi i ri, kështu mund të vlerësohet përballja Hysi – Trepça, e cila ka dhënë shkëlqimin e vet me tri përballjet e kampionatit të kaluar, kur lojtarët e të dy skuadrave kanë ditur të japin kualitete. Të dielën këto dy skuadra do të kenë rundin e radhës, kur do të luajnë në stadiumin e Hysit në Merdarë. Hysi i mobilizuar si asnjëherë më parë synon fitoren dhe të... 

Trepça: “Hasani u shit për një biftek”

Klubi i futbollit Trepça ka akuzuar arbitrin Përparim Hasani se ka bërë marrëveshje me Trepçën ’89. Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Trepça, të martën ka kërkuar nga Këshilli Profesional i gjyqtarëve që të bëjë rivlerësimin e referimit në ndeshjen e xhiros së dytë, Trepça ’89 – Trepça, që të dielën u luajt në Mitrovicë. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat... 

Gjygjtarët akuzohen nga trajnerët, mirëpo mbrohen nga Federata

Gjygjtari  Përparim Hasani është akuzuar për referim të dobët në ndeshjen Trepça ’89 – Trepça. Ai është akuzuar nga trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu. Kampionia në fuqi, Trepça, është mposhtur nga rivalja lokale, Trepça ’89 me rezultat 1:0, të dielën në kuadër të javës së dytë të Superligës. Sipas Sejdiut, Trepça e ka humbur ndeshjen në bazë të një... 

Raiffeisen Superliga nis me befasi

Xhiroja e parë e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ka nisur me befasi. Kështu në Mitrovicë, kampioni i sezonit të shkuar, Trepça humbi një pikë me Drenicën, duke barazuar 1:1.  Kapiteni i minatorëve, Elvis Osmani shënoi për 1:0, kurse barazoi mesfushori i Drenicës, Mensur Limani. Mund të vlerësohet befasi edhe debutimi i suksesshëm i Ballkanit të Suharekës, ekip ky...