Home » Posts tagged with "Tottenhamit"

Redknapp: United një test i vështirë për ne

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ata do të përballen me një test të vështirë gjatë këtij vikendi kundër Manchester United. Redknapp thotë se do të jetë një detyrë e vështirë të nxjerrë rezultat pozitiv gjatë të dielës, por shpreson se ekipi i tij do ta përmirësojë lojën. “Është një ndeshje e madhe. Ata janë një ekip i mrekullueshëm. Njerëzit i përmirësojnë... 

Reali në garë për Gareth Bale

Real Madridi është emri i skuadrës së re që ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Gareth Bale, me çka ka ndërlikuar gjasat e Juventusit për ta rrumbullakuar këtë marrëveshje. Rrjeti informativ “Mediaset”, duke u bazuar në deklaratën e menaxherit Peppino Tirri, që e posedon kartonin e reprezentuesit uellsian, deklaroi: “Juventusi po përpiqet të rrumbullakojë... 

Bale: Mund ta mposhtim Arsenalin

Lojtari kryesor i Tottenhamit, Gareth Bale, thotë se vetëbesimi është i lartë te klubi nga Londra veriore para derbit të të shtunës kundër Arsenalit. Spursat do ta fillojnë këtë ndeshje pasi kanë mposhtur Interin në Ligën e Kampionëve, si edhe pasi mposhtën Blackburnin në Ligën Premier, ndërsa mbrojtësi i krahut thotë se ata do të kërkojnë fitore. “Do ta fillojmë ndeshjen... 

Milito dhe Cambiasso jashtë për tri javë

Dyshja e Interit, Diego Milito dhe Esteban Cambiasso, do të jenë jashtë aksionit për dy deri në tri javë, pasi pësuan lëndimet respektive, njofton La Repubblica. Argjentinasit pësuan dëmtime në takimin e Argjentinës kundër Japonisë të zhvilluar të hënën, dëmtime këto që do t’u mohojnë atyre aksionin për hiç më pak se tri javë. Milito dhe Cambiasso do të mungojnë në ndeshje... 

Mourinho: Nuk më nevojitet Bale

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai nuk ka nevojë për mbrojtësin e Tottenhamit, Gareth Bale, pasi që ndjen se Marcelo po përmirësohet në aspektin defensiv. “Real Madridi është vazhdimisht i lidhur me këtë lojtar, por unë dua të them se nuk e dëshiroj një mbrojtës tjetër të krahut të majtë. Marcelo tani ka cilësi ofensive dhe në mënyrë defensive është... 

Muntari do të largohet nga Interi

Mesfushori ganez Sulley Muntari pritet të largohet nga Interi gjatë miniafatit kalimtar të janarit dhe t’i bashkohet skuadrës së Tottenhamit, shkruan të hënën “Gazzeta dello Sport”. Muntari nuk është i kënaqur aspak me trajnerin e Interit, Rafael Benitez, i cili nuk po llogarit në mesfushorin ganez. Muntari para dy vjetëve u transferua tek Interi nga skuadra angleze... 

Bale do të bëhet më i miri në botë

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se Gareth Bale mund të bëhet mbrojtësi i majtë më i mirë në botë. Bale ka shkëlqyer si anësor i majtë këtë sezon në White Hart Lane, por Redknapp e sheh atë të tërhequr në mbrojtje dhe thotë se ai mund të bëhet më i miri në botë në këtë pozitë. “Mendoj se në disa vitet e ardhshme, ai do të bëhet mbrojtësi më i mirë në... 

Chelsea kishte refuzuar të nënshkruajë me Van der Vaart

Chelsea raportohet se ka shpërdoruar mundësinë për të siguruar shërbimet e përforcimit të ri të Tottenhamit, Rafael van der Vaart, në ditën e fundit të afatit kalimtar. London Evening Standard shkruan se ish ylli i Real Madridit, ishte në rrugë për të kaluar nga Bayern Munich, por marrëveshja dështoi në ditën e fundit. Më pas lojtari i është ofruar Chelseat, si edhe Tottenhamit... 

Hart hero i Manchester Cityt

Skuadra e Manchester Cityt duhet të falënderojë gardianin Joe Hart për pikën e fituar në udhëtim kundër Tottenhamit. City të shtunën në ndeshjen e parë të javës së parë të Premier League luajti pa gola. Manchester City nuk ka mundur të fitonte me gjithë faktin se ka investuar mbi 100 milionë euro në transferimin e futbollistëve gjatë kësaj vere. Trajneri i Cityt, Roberto Mancini,... 

Evertoni interesohet për Ashley Young

Everton raportohet se është duke i bërë konkurrencë Tottenhamit në luftën për të transferuar anësorin e Aston Villa, Ashley Young. Daily Star shkruan se menaxheri i Evertonit, David Moyes, i është bashkuar garës për të transferuar yllin e Villas, Young. E ardhmja e Young është në dyshime pas largimit befasuar të Martin O’Neill nga drejtimi i klubit anglez, dhe Tottenham është...