Home » Posts tagged with "Sigal Prishtina"

Sigal Prishtina pranë titullit

Me rezultat prej 89-74, Sigal Prishtina e ka fituar edhe takimin e dytë të serisë finale të Superligës së Kosovës në Basketboll duke mposhtur Pejën para tifozëve të vet. E mbushur përplot me tifozë, palestra “Karagaçi” ishte arena e duelit të dytë të ‘play-offit’ midis dy rivalëve të vjetër, ndërsa skuadra e Bujar Locit këtë takim e zhvilloi pa qendrën amerikane Justin... 
Etiketat: ,

Pas Kupës, edhe titullin

Pas Kupës së Kosovës, Peja objektiv të radhës e ka titullin e kampionit. Triumfi ndaj Sigal Prishtinës e ka rritur optimizmin dhe vetëbesimin në taborin verdh e zi. Trajneri Bujar Loci beson se ekipi i tij mund ta fitojë titullin sivjet, pas ‘agjërimit’ të gjatë. Triumfi i së dielës mbrëma e ka kthyer optimizmin dhe vetëbesimin te klubi i basketbollit Peja. Ekipi i Bujar Locit nuk... 
Etiketat: ,

Peja fituese e Kupës së Kosovës në basketboll

Ndonëse u luajt në Prishtinë, basketbollistët e Pejës ia dolën të mposhtin ekipin Sigal Prishtina, në takimin final për Kupën e Republikës së Kosovës, me rezultatin 98:84. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Memli Krasnaqi i dorëzoi Kupën lojtarëve të Pejës, kurse para tij, Fatmir Gashi, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, iu dorëzoi medaljet e argjendta... 
Etiketat: ,

Granit rekordmeni

Granit Rugova e ka shkruar emrin e tij në historinë e basketbollit kosovar. Lojtari i Sigal Prishtinës ka thyer rekord, pasi në duel me Mitrovicën ka shënuar rrafsh e barabartë 110 pikë. Një gjë të tillë nuk e kishte bërë askush para Rugovës dhe vështirë se do ta bëjë ndokush në të ardhmen. As vetë 24 vjeçari nuk kishte pritur se ndonjëherë do t’i shënojë kaq shumë pikë... 

Sigal Prishtina ia bën bajat Trepçës

Përballja e finalistëve të vitit të kaluar, Sigal Prishtina dhe Trepça nga Mitrovica, ka kaluar në dominim të basketbollistëve prishtinas. Bardhekaltërit mposhtën bindshëm Trepçën e motivuar për këtë takim, me rezultat të thellë 100:64. Edhe trajneri i Sigal Prishtinës, Arben Krasniqi, u shpreh pas ndeshjes të mos e ketë pritur këtë fitore të lehtë të lojtarëve të tij. “Ngadhënjyem... 

Të fortë edhe pa Azemin

Në programin tim kam paraparë reformimin e përbërjes së skuadrës përfaqësuese me basketbollistë të rinj, tha Arben Krasniqi, kandidati i vetëm për përzgjedhës të Kosovës në basketboll. Kampioni në fuqi Sigal Prishtina, stinorit pranveror do ti hyjë në mungesë të kapitenit të tyre, Edmond Azemi. Ky i fundit gjatë javës së kaluar nga prishtinasit kaloi në radhët e skuadrës... 

Vetëm emri ka mbetur Superligë

Arben Krasniqi, trajner i Sigal Prishtinës dhe kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës, tha se niveli i lojës në elitë ka rënë aq shumë sa nuk e meriton të quhet Superligë. “Si mund të quhet Superligë kjo ligë në të cilën ne po garojmë?! Ka raste kur ne shënojmë fitore me rezultat të thellë me 110 pikë dallim. Kjo le të kuptohet se niveli dhe konkurrenca... 

Sigal Prishtina mposht Pejën

Basketbollistët kampionë të Kosovës, ata të Sigal Prishtinës kanë fituar derbin e dytë. Pas triumfit ndaj Trepçës (67:54), të enjten në Mitrovicë, skuadra e kaltër të dielën në Prishtinë mposhti edhe Pejën me rezultatin 87:65, në ndeshjen e javës së 13-të të BKT Superligës në basketboll. Për Sigal Prishtinën, që prin në tabelë me 25 pikë, kjo është fitorja e 12-të... 

Sigal Prishtina vazhdon me fitore

Sigal Prishtina po vazhdon të shkëlqejë. Bardhekaltrit të shtunën mbrëma e kanë shënuar fitoren e dhjetë rresht në këtë stinor. Ekipi kryeqytetas ishte jashtëzakonisht i fortë për Kolegjin EuroSport, ndaj të cilit fitoi me 53 pikë epërsi, përkatësisht me rezultat 101:48, në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndërkohë, edhe Peja... 

Peja fiton derbin, mposhti Trepçën

Skuadra e Pejës, ka dalë fituese në ballafaqim me Trepçën e Mitrovicës në ndeshjen kryesore të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll. Pejanët pas dy humbjeve të njëpasnjëshme kundër skuadrave që mbajnë kreun e tabelës, Sigal Prishtina dhe Bambi, duket se iu rikthye vetëbesimi. Ata një javë më parë mposhtën Kosovën e Vushtrrisë në udhëtim, ndërkaq...