Home » Posts tagged with "Serie A"

Fiorentina në kërkim të Borriellos

Ekipi i Serie A, Fiorentina, është duke monitoruar nga afër situatën e sulmuesit italian Marco Borriello, i cili është i huazuar nga Milani te Roma deri në fund të sezonit. Tottosport shkruan se Viola është duke kërkuar të përforcojë repartin sulmues gjatë afatit kalimtar të verës dhe e sheh 28-vjeçarin si një lojtar që i përshtatet kërkesave të ekipit. Borriello iu bashkua Milanit... 

Milani edhe më pranë titullit

Lideri i Serie A, Milan, ka regjistruar fitoren e radhës duke mposhtur Bolognan në San Siro me rezultat 1-0. Vendasit luajtën më mirë se kundërshtari edhe pse nuk shfaqën një lojë dominuese. Sido që të jetë, ata arritën të zhbllokonin rezultatin duke rrëmbyer tre pikë të reja. Rossonerët krijuan epërsi të hershme (8’) përmes mesfushorit Mathieu Flamini dhe e mbajtën këtë... 
Etiketat: ,

Edy Reja: Mund të përfundojmë para Interit

Trajneri i Lazios, Edy Reja, beson se ata mund të shfrytëzojnë avantazhin e rënies në formë të Interit së fundi për të përfunduar në pozitën e tretë të tabelës së Serie A. Ekipi i Leonardos u mposht nga Parma gjatë vikendit për të ngecur tetë pikë prapa liderit, Milanit, dhe tash është tre pikë para Lazios, që pushton pozitën e katërt. Dy ekipet do të përballen gjatë... 
Etiketat: , ,

Milan tregohet lider i vërtet

Milani ka dalë fitues i përballjes së fundit të javës së 32-të në Serie A duke e mposhtur Fiorentinan me rezultat 2-1, në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Artemio Franchi. Mysafirët i dhanë fund dilemës për fituesin që në pjesën e parë duke ndëshkuar dy herë skuadrën vendase. Rossonerët e filluan në mënyrë të shkëlqyer takimin duke arritur te goli avantazhit... 
Etiketat: , ,

Trezeguet i kërkuar nga Fiorentina, Napoli dhe Roma

David Trezeguet po josh interesimin e skuadrave nga Serie A, ndërsa së fundmi ai është përfshirë në listat e transferimeve të Fiorentinas dhe Napolit. Francezi ka pasur një sezon stabil me Herculesin në Spanjë, ndërsa paraqitjet e tija nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga klubet tjera. “Fiorentina dhe Napoli e kërkojnë atë, po ashtu edhe Roma”, ka thënë agjenti i 33-vjeçarit, Antonio... 

Interi ndjek Milanin në luftë për tiutull

Interi ka deklasuar sot ekipin e Genoas 5:2, në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A të Italisë. Ekipi i falshëm nga Milano nuk e nisi keq ndeshjen, por lojtarët e tij u treguan jo të gjindshëm në përfundime të aksioneve. Mysafirët nga Xhenova e shfrytëzuan këtë dhe me golin e arritur në minutën 40 shkuan në pushim me epërsi 1:0. mirëpo, ndryshimet në formacion nga ana e Leonardos... 
Etiketat: , ,

Moratti: Scudetto është e jona

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar për mediumet italiane se lufta për titull të kampionit në Serie A vetëm sa ka filluar dhe se shpreson në lëshim të pikëve nga Milani në javët në vijim. “Unë shpresoj që ne të vazhdojmë në këtë ritëm, sepse duke qenë më pranë liderit, kemi më shumë motivim. Në futboll gjithçka është e mundur. Ne duhet të tregojmë se... 

Fitore e thellë e Milanit ndaj Napolit

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore prej 3-0 kundër Napolit- njërit nga favoritët direkt për Scudetto, në takimin e zhvilluar të hënë mbrëma në San Siro. Rossonerët ishin më të mirë në gjysmën e parë të takimit duke krijuar raste, mirëpo skuadra mysafire tregoi një lojë solide, sidomos në mbrojte duke mos lejuar që të pranojë gol. Mirëpo, porsa filloi gjysma e dytë, u akordua... 
Etiketat: , ,

Gjyqtarët: Gabime në favor të Interit dhe Milanit

Drejtuesi i Shoqatës së Gjyqtarëve në Itali, Braschi, pranoi se në javën e fundit të Serisë A u evidentuan gabime të rënda në favor të dy skuadrave milaneze. Interi fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Cagliari-t, falë një goli të shënuar nga Ranocchia në pozicion jashtë loje, ndërsa goli i parë i Milanit në fitoren 2-1 në fushën e Chievo-s, erdhi pasi Robinho kontrolloi me dorë topin. Duke... 
Etiketat: ,

Vazhdon kriza e Juventusit

Blerja e Matrit nga Kaljari nuk ka qenë e mjaftueshme për të nxjerrë Juventusin nga kriza e pafund që e ka përfshirë. Bardhezinjtë kanë pësuar humbjen e radhës në Serinë A, këtë herë në Palermo. Vendasit kaluan mjaft shpejt në avantazh. Që në minutën e 7 të takimit, Mikoli gjen rrjetën pas një asisti të marrë nga Pastore. Pak minuta më vonë Migliaco dyfishon për vendasit....