Home » Posts tagged with "Schalke"

Magath është i bindur se mund ta mposht Bayernin

Trajneri i Schalke, Felix Magath, është i vetëdijshëm për nivelin e lartë të lojës së Bayern Munich, por është i bindur se ekipi i tij ka një shans për tët fituar gjatë derbit të sotëm në Bundesliga. Schalke sonte pret kampionin në fuqi të Bundesligës, Bayern Munich, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë, DFB Pokal, dhe trajneri i ekipit nikoqir Felix Magath... 

Raul shpëton Schalken

Legjenda madrilene Raul Gonzalez është kthyer në Spanjë për të shënuar gol në barazimin 1-1 të skuadrës së tij Schalke kundër Valencias, në përballjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Mestalla. Pas një krosimi të Jeremy Mathieu, Roberto Soldado me një vole ndëshkoi mysafirët (17’) për rezultatin 1-0. Mirëpo në pjesën e dytë, Jurado... 

Kualifikohet Schalke

Skuadra e Schalkes e ka mposhtur Lyonin me rezultat 3-0 për t’ia rrëmbyer kreun e Grupit B, ndërkaq me rezultat identik, Hapoel Tel Avivi ka shënuar fitore kundër Benficas. Jefferson Farfan shënoi golin e parë për gjermanët (14’), ndërsa me dy golat e tij, një në pjesën e parë dhe një në të dytën (20’ dhe 89’), Klaas-Jan Huntelaar vulosi fitoren e vendasve. Nga ana tjetër,... 

Fitore e thellë e Schalkes ndaj Hapoelit

Schalke e ka mposhtur Hapoel Tel Avivin me rezultat 3-1, në ndeshjet e vlefshme për Grupin B të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Schalke ka shënuar tri herë kundrejt një goli të ekipit izraelit Hapoel, për të regjistruar kështu fitoren e dytë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve. Legjenda madrilene Raul Gonzalez realizoi dy herë për gjermanët (3’ dhe 58’), ndërsa... 

Lyon e Schalke shënojnë fitore

Lyoni ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Hapoel Tel Aviv, ndërsa me dy gola të vonshëm Schalke e ka mposhtur Benficën. Francezët kaluan në epërsi përmes Michel Bastos, i cili realizoi nga pika e bardhë (8’), ndërsa i njëjti lojtar dyfishoi avantazhin me një supergoditje (36’). Vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë me anë të një goli të shënuar nga pika e bardhë përmes... 

Rezultate interesante edhe të papritura në Bundeslig

Në javën e pestë të kampionatit gjerman janë shënuar disa nga rezultatet sa interesante aq edhe të papritura. Humbja e Werderit me rezultat 4:1 si mysafir i Hannoverit ka qenë e papritur, sikurse edhe Stuttgartit, skuadër që u mposht 2:1 nga Nyrnbergu. Përderisa Werderi e Stuttgarti pësuan humbje, këtë javë rikthehet në jetën e rezultateve të mira Schalke, e cila shënoi fitore si... 

Huntelaar e Jurado në Schalke

Klaas Jan Huntelaar dhe Jose Manuel Jurado transferohen te Schalke në ditën e fundit të afatit kalimtar. Holandezi, i cili nuk arriti ta gjejë veten te Milani pasi më herët dështoi edhe në Real Madrid, do të transferohet te ekipi gjerman për një shumë prej 13 milionë euro. “Negociatat ishin më të vështira se sa është pritur. Jam i lumtur që do ta kem në dispozicion Klaas Jan.... 

Shorti për fazën grupore të Ligës së Kampionëve

Real Madridi, Milani dhe Ajaxi, që së bashku kanë fituar 20 kupa evropiane, do të takohen në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për edicionin 2010-11. Ky është edicioni i dytë rresht në Ligën e Kampionëve ku kampioni i nëntëfishtë, Reali dhe kampioni i shtatëfishtë, Milani bien në të njëjtin grup. Auxerre e Francës është skuadra e katërt në grupin D, që vlerësohet... 

Schalke interesohet për Huntelaar

Schalke ka bërë ofertë te Milani për të marrë shërbimet e sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar. Sky Italia bën të ditur se klubi gjerman është duke pritur përgjigje për Huntelaar, i cili do të luante krahas ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Raul, nëse pranon ofertën e Schalkes. Huntelaar për momentin thotë se dëshiron të mbetet me Rosonerët, por diçka duhet të ndryshojë... 

Schalke ta pengojë Wolfsburgun për Diegon

Mesfushori brazilian Diego është besuar se nga sezoni i ardhshëm do të luante për Wolfsburgun, por tani duket se Schalke është në disponim për t’u shkaktuar telashe Ujqve, me një ofertë prej 17 milionë eurosh. Sipas Tuttosport, Schalke nuk është dorëzuar për sigurimin e firmës së mjeshtrit të Juventusit dhe tani ka ofruar një milionë euro më shumë se Wolfsburgu. Skuadra nga...