Home » Posts tagged with "San Antonio Spurs"

San Antonio Spurs fitojnë ndeshjen e parë finale

Tony Parker ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme në çerekun e katërt për të ndihmuar San Antonio Spurs të mposhtë Miami Heat me rezultat 92-88 në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së që u zhvillua në Miami. Heat ishin në avantazh 72-69 në fund të çerekut të tretë, por kampionët në fuqi të NBA-së u mposhtën 23-16 në çerekun e katërt, falë pikëve të shënuara në... 
Etiketat:

NBA, shkëlqejnë Spurs, krizë për Lakers

San Antonio Spurs arritën fitoten e 60 në këtë sezon të NBA-së, ndërsa kriza për Los Angelos Lakers u thellua me një humbje të re. Me fitoren e pastër 124-92 ndaj Sacramento Kings, skuadra e udhëhequr nga treshja e zakonshme, Duncan-Ginobili-Parker u rikonfirmua si më e mira në këtë sezon dhe përforcoi pozitat e saj në krye të renditjes së Konferencës së Perëndimit. Poshtë tyre,... 

Spursat arrijnë fitoren e dyzetë

San Antonio Spurs është skuadra e parë në NBA që ka shënuar 40 fitore këtë stinor. Këtë numër të fitoreve kampion i katërfishtë e ka arritur më shpejt se kurrë më parë. Manu Ginobili ka realizuar 22 pikë, në fitoren që San Antonio e shënoi të shtunën mbrëma në shtëpi përballë Houston Rocketsave me rezultatin 108:95. Për Spursat kjo ishte fitorja e 18-të me radhë në... 

Phoenix Suns udhëheq 2:0 kundër San Antonio

Basketbollistët e Phoenix Sunsit dëshmuan lojë fortë të mirë në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore në NBA dhe si rezultat i kësaj shënuan fitore me shifrat 110:102 në përballje me San Antonio Spursin. Kjo ndeshje ka qenë tepër interesante, duke marrë parasysh faktin se San Antonio në një çast në fillim të çerekut të katërt ka udhëhequr me shifra... 

San Antonio Spursat shënuan fitore kundër Los Angeles Lakersav

Basketbollisti Manu Ginobili dëshmoi formë të lartë dhe si rezultat i kësaj shënoi 32 pikë, të cilat ndihmuan skuadrën e tij, San Antonio Spursin, që të shënoi fitore me rezultat 100:81 kundër kampionit Los Angeles Lakersave. Fitore e cila ua siguroi një vend në garat e play-offit në NBA. Edhe basketbollisti Tim Duncan ka pasur paraqitje të mirë dhe 24 pikë e tija ishin kontribut... 

New Jersey Nets shënuan fitore

Basketbollistët e New Jersey Nets shënuan fitore me gjashtë pikë epërsi përkatësisht me rezultat 90:84 kundër skuadrës së San Antonio Spursit, në ndeshjen e vlefshme të NBA ligës. New Jersey Netsi për pak e kanë shmangur rastin që të hyjnë në rekordin e ekipit më të keq në historinë e NBA-së. Është e çuditshme se kjo skuadër ka shënuar deri më tash vetëm 10 fitore, e... 

San Antonio Spurs shënuan fitore kundër Boston Celticsav

Skuadra e basketbollit San Antonio Spurs ka shënuar fitore të vlefshme me rezultat 94:73 në ballafaqim me Boston Celticsin. Basketbollisti Manu Ginobili ka qenë ndër më meritorit për këtë fitore dhe që ka shënuar gjithsej 28 pikë. Ginobili ishte i pandalshëm për skuadrën rivale dhe së bashku me Tim Duncan, i cili shënoi vetëm tetë pikë dhe i dhuruan fitoren e tretë në katër... 

Cavaliersat mundën Spursat

Basketbollistët e Cleveland Cavaliersit shënuan fitore të mundimshme, por shumë të ëmbël me rezultat 97:95 ndaj San Antonio Spursit, në ndeshjen e vlefshme të NBA. Cleveland edhe pa basketbollistin LeBron James dëshmuan lojë të mirë dhe arritën fitore të madhe. James mungon për shkak të lëndimit në gju dhe është ndeshja e dytë radhazi që nuk është paraqitur te skuadra e tij. Ndër... 

Pistons mundën San Antonion

Basketbollistët e Detroit Pistonsit ngadhënjyen në një ndeshje dramatike me rezultat 109:101 kundër San Antonios, në takimin e vlefshme të NBA ligës. Kjo ndeshje është vendosur në kohën shtesë, por duhet theksuar se basketbollisti i Antonios, Tony Parker, ka qëndruar jashtë fushe për shkak të lëndimit. Richard Hamilton, Rodney Stuckey dhe Ben Gordon janë bashkuar për të shënuar... 

Los Angeles Lakersat fituan pa Bryantin

Klubi i basketbollit Los Angeles Lakersat shënuan fitore edhe pa basketbollistin Kobe Bryant, duke e gjunjëzuar me rezultat 101:89 skuadrën e San Antonio Spursit. Basketbollisti Pau Gasol ka qenë më efikasi, duke shënuar 21 pikë, ka pasur tetë asistime dhe pesë bllokime, ndërsa Lamar Odom shënoi 16 pikë dhe 10 kërcime për kampionin në fuqi të NBA-së. Skuadra e Los Angelesit arritën...