Home » Posts tagged with "Real Madridi"

Adebayor shumë pranë Realit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, pritet që të rikthehet te Real Madridi dhe atë në baza permanente. Sky Sports shkruan se përkundër faktit se shumë skuadra janë interesuar për togolezin, Jose Mourinho ka urdhëruar që ai të mos qëndrojë më në City, por të rikthehet te Reali, ku dhe është përshtatur me ambientin. Adebayor ka shënuar gjithsej pesë gola në 21 paraqitje... 

Fiton Reali- Ronaldo arrin rekordin ‘Pichichi’

Real Madridi ka shënuar fitore prej 3-1 si mysafir i Villarrealit në kuadër të javës së 37-të në La Liga. Marcelo shënoi golin e parë për Los Blancos (17’), ndërsa Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë (22’). Në pjesën e dytë (51’), Cani shënoi golin e nderit për vendasit, ndërsa në minutat shtesë, ishte sërish Ronaldo që po nga gjuajta e lirë realizoi... 

Reali mposht Sevillan, në finale të Copa del Rey

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Sevillas në ndeshjen kthyese të Copa del Rey, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu. Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 81-të, kur pas një asistimi të Sami Khediras, Mesut Ozil kaloi edhe portierin për të futur topin në rrjet. Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, gjasat u minimizuan edhe më... 

Atletico refuzoi ofertën e Realit për Diego Forlan

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan ka pohuar se Real Madridi ka bërë një ofertë për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar, por oferta e tyre është refuzuar nga drejtuesit e klubit nga Vicente Calderon. “E vërteta është se Real Madridi e ka kontaktuar drejtorin Miguel Angel Gil Marin dhe ai ka refuzuar ofertën. Gil Marin bisedoi me agjentin tim dhe tha se ai ka refuzuar ofertën,... 

Maicon drejt Realit

Agjenti i mbrojtësit të djathtë më të mirë në botë, Maicon, ka deklaruar për Goal.com se klienti i tij mund të përfundojë sezonin e ardhshëm te Real Madridi. “Gjithnjë ka ekzistuar një ndjenjë e caktuar me Morattin dhe për këtë arsye duhet të vdesë ky president për t’u larguar Maicon nga Interi”. “Largimi i Maicon është më pak i mundur pasi Leonardo është këtu dhe... 
Etiketat: , ,

Almeria ndal Realin

Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Almerias në javën e 19-të në La Liga duke mbetur ‘një hap’ prapa Barcelonës, kur dihet se Blaugranët luajnë në terren të vet kundër Malagas. Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Estadio de los Juegos Mediterraneos përfundoi me rezultat të barabartë prej 1-1. Një aksion të Pablo Piattit e përfundoi me sukses Jose... 

Valdano: Jemi në kërkim të një sulmuesi

Menaxheri i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se Real Madridi aktivisht është duke kërkuar një sulmues të ri për këtë afat kalimtar. Për shkak të lëndimit të Gonzalo Higuain dhe formës jo të mirë të Karim Benzema, Reali është i mangët në repartin e sulmit, dhe Valdano ka thënë se klubi dëshiron të sigurojë një sulmues për marrëveshje afat-shkurtër. “Ne jemi duke shikuar... 

Levante i ‘hakmirret’ Realit

Levante i është hakmarrë Real Madridit për humbjen turpëruese prej 8-0 të pësuar disa javë më parë në Bernabeu, duke mposhtur tani Los Blancos me rezultat 2-0. Real Madridi në këtë ndeshje u paraqit me përbërjen e pestë, pasi që përpos prestigjit dhe nderit, nuk kishte ndonjë karakter tjetër. Në minutën e 62-të Levante kaloi në epërsi me golin nga pika e bardhë të realizuar... 
Etiketat: ,

Reali në garë për Gareth Bale

Real Madridi është emri i skuadrës së re që ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Gareth Bale, me çka ka ndërlikuar gjasat e Juventusit për ta rrumbullakuar këtë marrëveshje. Rrjeti informativ “Mediaset”, duke u bazuar në deklaratën e menaxherit Peppino Tirri, që e posedon kartonin e reprezentuesit uellsian, deklaroi: “Juventusi po përpiqet të rrumbullakojë... 

City bën ofertë për Pepe

Manchester City raportohet se ka bërë ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Pepe. As shkruan se City, i vetëdijshëm për frustrimin e Pepe rreth bisedave për kontratë të re me Realin, ka kontaktuar me përfaqësuesit e tij për të bërë ofertë. Manchester City do t´i paguajë Pepe 5 milionë euro në vit për t´u larguar nga Madrid, derisa Reali nuk do të shkojë më shumë se 3.5...