Home » Posts tagged with "Prizreni"

Bashkimi barazon shifrat me Trepçën

Basketbollistët e Bashkimit nga Prizreni në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-offit në Technomarket Superligës së Kosovës ia dolën të shënojnë fitore me rezultat 100:89 ndaj Trepçën nga Mitrovica. Bashkimi më këtë fitore barazoi shifrat në fitore 1:1 me Trepçën. Duhet ndeshja e tretë që të përcaktoi finalistin e kësaj gare. Takimi i tretë do të zhvillohet në fundjavë... 

Bashkimi lider pa asnjë humbje

Basketbollistet e Bashkimit nga Prizreni pa asnjë humbje e përfunduan edicionin e rregullt të garave në konkurrencën e femrave. Ato nga dhjetë ndeshje shënuan po aq fitore, duke tubuar 20 pikë dhe tashmë i presin me qetësi ndeshjet e play-offit. Penza e Pejës është e dyta me 17 pikë të tubuara dhe njëherësh edhe fituese e kupës së Republikës së Kosovës. Në katërshen e parë... 
Etiketat: , , ,

Sigal Prishtina në finale

Basketbollistët e Sigal Prishtinës mrekulluan me lojë të mirë në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, duke e shkelur me rezultat 104:82 skuadrën e Bashkimit nga Prizreni, në gjysmëfinalen e kupës së Republikës së Kosovës në basketboll (meshkujt). Edmond Azemi si gjithmonë motorë i skuadrës ka qenë më së i merituari për këtë fitore bindëse të skuadrës së tij. Bashkimi... 

Karahoda ia sjellë fitoren Lirisë

Skuadra e futbollit Liria nga Prizreni me fitoren që shënoi ndaj Flamurtarit të Prishtinës, kaloi në vendin e dytë me 34 pikë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Liria shënoi fitore 1:0 falë golit të shënuar nga Fatih Karahoda pikërisht në minutën e 29-të të takimit. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të javës së 21-të të elitës së futbollit. Liria luajti... 

Bashkimi për skuadrat e forta janë të pamëshirshme

Basketbollistet e Bashkimit nga Prizreni, edhe njëherë dëshmuan se për skuadrat e forta janë të pamëshirshme. Ato e fituan kryendeshjen e javës së 12-të të ligës së femrave në basketboll kundër Trepçës në Mitrovicë me rezultat bindës 64:36. Prizrenaset për asnjë çast nuk lejuan rivalet që t’i sfidojë madje në disa raste edhe i mbajtën “orë mësimi” mitrovicasve. Bashkimi... 

A ka pasur krizë të lojës?

Skuadra me traditë të futbollit, Liria nga Prizreni, në dy javët e para të stinorit pranveror në Raiffeisen Superligë nuk ka dëshmuar lojën e pritur. Dashamirët e këtij sporti kanë pritur lojë më të mirë dhe efektive të prizrenasve, por kjo nuk ndodhi. Një fitore dhe një humbje në hapje të stinorit pranveror, pak a shumë janë shqetësuese për dashamirët e Lirisë, por jo edhe... 

Bashkimi synon që të përfundoi me fitore

Basketbollistët e Bashkimit nga Prizreni, në krye me kapitenin Artan Kurtin, kërkojnë fitore në Mitrovicë kundër Bambit, në ndeshjen e javës së fundit të Technomarket Superligës së Kosovës në basketboll. Bashkimi synon që pjesën e rregullt të përfundoi me fitore dhe pastaj në garat e play-offit të kërkojë titullin e kampionit. Bambi-Bashkimi zhvillohet të premten në palestrën... 

Sa janë të rrezikshme ndryshimet?

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni nëse nuk është në vend të parë sa i përket pikëve, natyrisht se është kampion me ndryshime të njëpasnjëshme qoftë të tajerëve qoftë të basketbollistëve që ka bërë nga fillimi i kampionatit në Technomarket Superligën e Kosovës në basketboll. Shumë njohës të këtij sporti këto ndryshime i quajnë si eksperimente. Kështu nuk mendon... 

KB Bashkimi vazhdon me përforcime

Drejtuesit e klubit të basketbollit Bashkimi nga Prizreni vazhdojnë me përforcime me basketbollistë jashtë vendit. Përforcimet e reja janë nga Maqedonia me basketbollistin Igor Trajkovskin si dhe nga Kosova, Ersid Luca. Përveç përforcimeve me Trajkovskin e Lucën, kanë rikthyer edhe Sinisha Avramovskin. Të tre këta basketbollistë kanë të drejtë loje në ndeshjen e javës së 26-të... 
Etiketat: ,

Rexhepi përforcon Pejën

Ish-basketbollisti i Bashkimit nga Prizreni, Florian Rexhepi kaloi në radhët e skuadrës së Pejës. Rexhepi për shkak të disa mosmarrëveshje që ka pasur kishte braktisur prizrenasit dhe tashmë në fanellën e skuadrës së re premton të dëshmojë cilësitë e tija në pozitën e organizatorit. Zyrtarët e Federatës së basketbollit të Kosovës, njoftojnë se KB Peja ka paraqitur kërkesë...