Home » Posts tagged with "NBA"
NBA: Mavericks fitojnë titullin e parë
Dallas Mavericks u ka dhënë fund tre dekadave frustruese duke u shpallur për herë të parë kampion i NBA-së, pasi mposhti me rezultat 105-95 Miami Heat në ndeshjen e gjashtë finale.
Jason Terry erdhi nga stoli për të shënuar 27 pikë dhe për të udhëhequr te Mavericks. Ylli tjetër i ekipit, Dirk Nowitzki, i cili ka një mesatare prej 26 pikësh për ndeshje dhe është emëruar MVP i...
NBA:Majami nis më fitore finalen e plej-off-it
Basketbollistët e Majamit e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme serinë e ndeshjeve finale të plej-off-it në ligën NBA, duke e mundur Dallasin prej 92:84.
Majami ka treguar lojë më të mirë se basketbollistët e Dallasit. Angazhimi i tyre ishte më i madh si dhe gabimet e tyre ishin më të pakëta.
Xhejms me 24 pikë, Vade (22) dhe Bosh (19), ishin basketbollistët më të...
Miami mposht Bostonin, Oklahoma barazon
Të dy ndeshjet e play off-it që u luajtën dje në mbrëmje në NBA përfunduan me kohë shtesë, dhe në të dy ndeshjet festuan mysafirët– Miami festoi në Boston, ndërsa Oklahoma City në Memphis.
LeBron James përfundoi ndeshjen me 35 pikë dhe 14 kërcime, Dwyane Wade shënoi 28 pikë dhe 9 kërcime, ndërsa Chris Bosh 20 pikë e 12 topa të kapur.
Miami tani udhëheq me serinë 3-1 dhe...
Lakers në gjysmëfinale të Konferencës
Kobe Brayant dhe Paul Gasol me ekipin e tyre Los Angeles Lakers kanë arritur fitoren e tretë në serinë prej katër fitoreve të nevojshme për depërtim në xhiron e ardhshme të plejofit në NBA.
LA Lakers mëngjesin e sotëm mundi New Orleansin dhe tani gjendet vetëm një ndeshje larg kualifikimit. Lakers ka mposhtur kundërshtarin New Orleans me rezultat 106:90.
Kobe Bryant shënoi 19 pikë...
NBA, shkëlqejnë Spurs, krizë për Lakers
San Antonio Spurs arritën fitoten e 60 në këtë sezon të NBA-së, ndërsa kriza për Los Angelos Lakers u thellua me një humbje të re.
Me fitoren e pastër 124-92 ndaj Sacramento Kings, skuadra e udhëhequr nga treshja e zakonshme, Duncan-Ginobili-Parker u rikonfirmua si më e mira në këtë sezon dhe përforcoi pozitat e saj në krye të renditjes së Konferencës së Perëndimit.
Poshtë tyre,...
Këndellet New York
Pas gjashtë humbjesh radhazi, New York ia doli të këndellet duke e mposhtur Orlandon falë 39 pikëve të Carmelo Anthony.
Chicago u dërrmua në shtëpi nga Philadelphia, kurse Bostoni humbi në parketin e Indianas. San Antonio e pësoi humbjen e katërt rresht.
Mirëpo, këtë radhë Spurs patën ndoshta arsye sepse përpos Duncan, munguan edhe Parket e Ginobili.
Washington e arriti fitoren e...
Bostoni gjunjëzohet nga LA Clippers-at
Në Ligën NBA janë zhvilluar 11 ndeshje dhe secila ka qenë më rivalizuese se tjera dhe mbase ka pasur edhe rezultate interesante. Basketbollistët e Bostonit që udhëheqin në Konferencën e Lindjes kanë pësuar humbje me pesë pikë dallim (103:108) nga LA Clippers-at. Ballafaqimi u përshkrua me një rivalitet të madh dhe efikasitet të lartë të pikëve të shënuara si të njërës palë...
NBA, frikë për jetën e basketbollistit
Disa minuta ankthi u përjetuan gjatë një ndeshje të NBA-së mbrëmjen e fundit, pasi një basketbollist mbeti pa ndienja e shenja jete në parket, pas një goditje të fortë në kokë.
Chris Paul, një lojtar i Nju Orleans, humbi topin në një driblim dhe në përpjekje për t’a rikuperuar, u godit me bërryl nga Ramon Sessions i Cavaliers, duke rënë mbrapsht në parket.
Shërbimet mjekësore...
Lakers rikthehet tek fitorja
Disa orë pas një mbledhje për të biseduar rreth rezultateve të dobëta të kohëve të fundit, Los Anxhelos Lakers dhanë një sinjal të qartë, duke fituar mbrëmë me rezultatin 104-80 përballë Atlanta Hawks.
Dominimi i skuadrës së Kobe Bryant u bë i qartë që në dy pjesët e para, të udhëhequra prej Lakers-ave 56-33.
Bryant, i zgjedhur si basketbollisti më i mirë në Ndeshjen e...
Griffin fiton garën e ngulitjeve
Ylli i LA Clippers, Blake Griffin për të fituar garën e ngulitjeve në NBA All-Star vikend u desh të kërcejë mbi një veturë derisa në sfond dëgjohej kënga “I believe I can fly”.
Griffin nguliti topin në hark me të dyja duart, pas asistimit nga bashkëlojtari Baron Davis, i cili ishte i ulur brenda veturës dhe e shërbeu nga shiberi. Griffin mposhti basketbollistin e Washington Wizards,...