Home » Posts tagged with "MotoGP"
MotoGP, ndahen çmimet për kampionët
Çmimi i Madh i Valencias ishte gara e fundit e Botërorit të MotoGP të këtij viti. Menjëherë pas garës në qytetin spanjoll u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së cmimeve për fituesit e të tre kategorive.
Në kategorinë MotoGP, kampioni i botës u shpall Kejsi Stoner i cili arriti të fitojë edhe në garën e fundit duke mundur vetëm në momentet e fundit amerikanin e Jamahës, Ben Spis....
Stoner ambicioz
I gjendur në Japoni, për një eveniment promocional, ngasësi i MotoGp, Casey Stoner, i cili u rikthye në ekipin Honda, nuk i ka fshehur ambiciet e tij për vitin 2011.
“Jam mjaft i lumtur që jam sërish në Honda. Për mua është një privilegj i madh që mund të garoj në një motor ku i kam bërë hapat e parë në botërorin e motorëve, pesë vjet më parë.
Mezi pres të nisin garat....
Rossi: Më mirë vonë se kurrë
“Më mirë vonë se kurrë”. Këto ishin fjalët e para të Valentino Rossi-t si pilot i Ducati-t.
Doktori zbarkoi në Madonna di Campiglio ku u prit nga pillotët e Ferrarit, Fernando Alonso e Felipe Masa si dhe nga kolegu në sezonin e ardhshëm në MotoGP, Nicky Hyden.
“Motori është në gjendje të mirë, por ka nevojë për përmirësime të cilat mendojmë se do t’i arrijmë në testet...
MotoGP, Pedroza dominon San Marinon
Piloti spanjoll, Dani Pedroza me Honda dominoi garën për çmimin e madh të MotoGP në San Marino.
Në vendin e dytë u rëndit një tjetër spanjoll, por këtë radhë me Yamaha, Horge Lorenzo, ndërsa i treti shkoi për kampionin e botës në fuqi, Valentino Rosi.
Pas kësaj gare rënditja për pilotë vazhdon të mbahet nga Horge Lorenco me 271 pikë, i ndjekur nga Pedroza me 208 dhe Deviciozo...
MotoGP, Pedrosa fiton Sahsenringun
Spanjolli Dani Pedrosa me Repsol Honda triumfoi në Sahsenring të Gjermanisë duke lënë pas tij bashkëatdhetarin e Jamahas, Horge Lorenco. Vetëm vendi i katërt për të sapokthyerin nga dëmtimi, Valentiono Rosi.
Pedrosa zhvilloi një garë të mirë në Gjermani 3 sekonda para Lorencos i cili nga ana e tij la pas Kejsi Stonerin me Dukati. Pikërisht ky i fundit u bë protagonist bashkë...
Pedroza triumfon Botërorin e MotoGP’s
Daniel Pedrosa e mbylli në mënyrën më të mirë këtë fundjavë në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll i Hondës fitoi garën në Çmimin e Madh të Italisë duke konfirmuar formën shumë të mirë të tij të shfaqur edhe gjatë provave zyrtare.
Në pistën e Muxhelos, Pedroza e nisi garën nga vendi i parë, pozicion të cilin ai arriti ta ruajë deri në fundin e garës.
Në vendin e dytë...
Vullkani, shtyhet Çmimi i Madh i Japonisë në MotoGP
Është shtyrë më 3 tetor Çmimi i Madh i Japonisë, gara e dytë e MotoGP e programuar fillimisht për të dielën e ardhshme.
Problemet e shkaktuara nga reja e vullkanit islandez kanë bindur organizatorët e Dorna për të spostuar garën japoneze.
Shumë aeroporte në Europë janë mbyllur dhe për skuderitë do të ishte shumë e komplikuar për të shkuar në Azi.
Read More →