Home » Posts tagged with "Mitrovica"

Pas 18 vjetëve rikthehet titulli

Klubi me traditë të futbollit, Trepça nga Mitrovica, ka nisur kremten që nga e mërkura për titullin e kampionit të ri. Dy javë para përfundimit të Raiffeisen Superligës së Kosovës, Trepça ka siguruar titullin, pasi ka gjashtë pikë më shumë se i dyti, KEK-u nga Kastrioti. E tërë Mitrovica feston së bashku me adhurues. Adhuruesit e Trepçës së bashku me futbollistët e kësaj... 

Kosova e Vushtrrisë i humb gjasat

Edhe tri javë bie perdja e Kampionatit të Kosovës përkatësisht e Raiffeisen Superligës në futboll dhe lufta për titullin e kampionit gjithnjë e më shumë dramatizohet në mes Trepçës së Mitrovicës dhe Kosovës nga Vushtrria. Trepçës iu është ngushtuar epërsia vetëm në tri pikë në luftë për titullin e kampionit. Ajo tashmë ka 53 pikë në vendin e parë, e ndjekur këmbë... 

Rezultate befasuese!

Kryesuesi i tabelës, Trepça ’89 nga Mitrovica papritur është mposhtur në shtëpi me rezultat 2:3 nga Drita e Gjilanit, në ndeshjen e javës së 27-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Kjo humbje mund të vlerësohet si befasuese e mitrovicasve, pasi është pritur fitore kundër Dritës. Fitorja e Dritës llogaritet si befasia e javës apo… Fundja Drita mori tri pikë të... 

A do të vendoset kampioni në Pejë?

Basketbollistët e Trepçës nga Mitrovica janë të mobilizuar vetëm për fitore kundër Sigal Prishtinë dhe t’i barazojnë shifrat në fitore. Trepça si vendas është e detyruar që ndeshjen e katërt të play-offit të luajë në Pejë, pasi e ka të suspenduar fushën në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. Mitrovicasit janë të përgatitur që në ndeshjen e katër të finales... 

Trepça ’89 dhe Ballkani presin pikët e radhës

Trepça ’89 nga Mitrovica që e ka siguruar rikthimin në Superligë me qetësi pret ndeshjen kundër mikut të vjetër, Dritës nga Gjilani, në kuadër të javës së 26-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Kryetrajneri Afrim Tovërlani pret edhe tri pikë të reja për Trepçën ’89 dhe të krijojë epërsinë e lartë në tabelë. Mitrovicasit kanë 60 pikë në kreun e tabelës... 

Zabërxhës pak i qesin topa mesfushorët

Hysi nga Podujeva i ka çuar lart duart për titullin e kampionit në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Barazimi në shtëpi me Ferizajn me rezultat 1:1 e ka lënë edhe për tetë pikë larg kryesuesit të tabelës, Trepçës nga Mitrovica. Dilema tjetër është se njëri prej sulmuesve më efikas në stinorin vjeshtor, Enis Zabërxha, vazhdon agjërimin në pranverë. Ai assesi të... 

Trepça shkëlqen, Sigal Prishtina dëshpëroi

Basketbollistët e Trepçës nga Mitrovica shënuan fitore në ndeshjen e tretë finale të play-offit me rezultat 88:74 kundër Sigal Prishtinës dhe kësisoj ngushtuan rezultatin në fitore 2:1. Drejtuesit e klubit të basketbollit Sigal Prishtina kishin bërë të gjitha përgatitjet së bashku me adhuruesit e basketbollit “Plisat” që në fund së bashku të kremtojnë titullin e kampionit... 
Etiketat: ,

Trepça triumfoj

Futbollistët e Trepçës nga Mitrovica dëshmuan lojë të shkëlqyeshme dhe shënuan fitore me rezultat 3:0 kundër Vëllaznimit. Ata nuk treguan fije respekti për mikun dhe me tri pikë të reja kryesojnë tabelën e klasifikimit me 50 pikë. Vëllaznimi mbetet në vendin e dhjetë me 28 pikë dhe e pret luftë e ashpër për mbijetesë. Ndeshjen kryesore e fitoi Hysi me rezultat 3:1 kundër skuadrës... 

Rugova: Jemi më të mirët

Sigal Prishtina ka bërë hapin e parë në luftë për titullin e kampionit me fitoren që ka arritur me rezultat 82:71 kundër Trepçës nga Mitrovica, në ndeshjen e parë të finales së Technomarket Superligës së Kosovës në basketboll. Basketbollisti më efikas në radhët e Sigal Prishtinës, Granit Rugova, ka thënë se ka qenë një fitore e madhe dhe që e afron Sigal Prishtinën një... 

KB Trepça luan si vendas në Pejë!

Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica ka zgjedhur edhe përfundimisht problemin se ku do t’i luajë ndeshjet si vendas në finalet e Technomarket Superligës së Kosovës në basketboll. Trepça gjysmëfinalet i luajti në palestrën e sportit në Bardhosh të Prishtinës, ndërsa tashmë është përcaktuar për në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. Këtë e konfirmojë drejtori...