Home » Posts tagged with "Milan"
Zyrtare, El Shaarawy tek Milan
Tani është zyrtare. Pas provimeve të maturës dhe vizitave mjekësore, Stephan El Shaarawy është më në fund futbollist i Milanit.
Italoegjiptiani zbarkon tek kuqezinjtë në këmbim të Alexander Merkel që do të kalojë tek Genoa.
El Shaarawy, 18 vjeç, i cilësuar si “Faraoni”, në sezonin e fundit ka qenë protagonist në Serinë B me fanellën e Padovës.
Read More →
S’ka zëvendësim për Pirlon
Anëtari i Milan, Masimo Ambrozini ka shprehur keqardhje për largimin e Andrea Pirlos në Juventus.
Ambrozini ka thënë për mediat italiane se pa Pirlon mesfusha e Milanit do të jetë më e dobët.
“Është e pamundur të zëvendësohet një mesfushor si Pirlo”, ka thënë Ambrozini.
Ai ka folur edhe për sulmuesin e Napolit, Marek Hamshikun, i cili flitet se do të transferohet në “San...
Gattuso: Milani është shtëpia ime
Mesfushori i Milanit, Rino Gattuso, ka konfirmuar se ai do të vazhdojë të luajë për Rosonerët.
Veterani italian kishte refuzuar një ofertë të majme nga klubi rus Anzhi për të mbetur në San Siro.
“E kam menduar ofertën që kam pranuar pasi ishte vërtet e rëndësishme, por për mua gjëja më e rëndësishme është të qëndroj i qetë, në shtëpi me familjen time. Milani, pas 12 vitesh,...
Milan, 35 milionë euro për Riberin
Sipas “Corriere dello Sport”, kampioni i Italisë, Milan, dëshiron që gjatë merkatos se verës në “San Siro” të sjellin francezin e Bajern Munihut, Frenk Riberinë.
“Rosonerët”, janë të gatshëm të harxhojnë hiq më pak së 35 milionë euro për të marr shërbimet e francezit. Riberi më “bavarezët” ka kontratë deri në vitin 2015. Ai përveç Milanit, është edhe në...
Hulk ëndërron Milanin
Sulmuesi i Portos, Hulk ëndërron të luajë në Milan, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Teodoro Fonseca.
Ylli brazilian arriti sukses të jashtëzakonshëm me Porton, këtë sezon, duke fituar Kampionatin portugez dhe Europa League.
Ai së fundi vazhdoi kontratën me klubin duke ngritur dëmshpërblimin e tij në 100 milionë euro, por vazhdon të spekulohet me transferim në Milan.
“Hulk...
Inzaghi kritikon Leonardon
Sulmuesi veteran i Milanit, Filippo Inzaghi, ka kritikuar hapur trajnerin e Interit, Leonardo për mënyrën e menaxhimit të klubit nga San Siro një vit më parë. Inzaghi ka problem me Leonardon edhe për shkak të tradhtisë pas kalimit te Interi.
“Leonardo bëri gabimi në nivel personal. Ai bëri pikërisht të kundërtën e Allegrit, i cili u lidh me lojtarët, ndërsa ishte shumë i mençur...
Milan, Hamsik dhurata për Allegrin
Pas fitimit të titullit kampion, Milan po bëhet gati për merkaton e verës nëpërmjet së cilës kërkon të përforcojë skuadrën në kuadër të një paraqitjeje të suksesshme në Ligën e Kampioneve.
Emri i lakuar më shumë ditët e fundit është mesfushori i Napolit, Marek Hamsik. Por, për sllovakun duhen 30-35 milionë euro dhe buxheti i Milanit nuk mund ta përballojë këtë operacion....
Van Bomel: Ky është titull më i mirë në karrierën time
Mesfushori i Milanos, holandezi Mark Van Bomel ka thënë se titulli i fituar me “rosonerët”, është më i mirë në karrierën e tij.
Milano tashmë ka festuar titullin e skudetos. “Kam fituar tete tituj në karrierën time.
Por ky titull ishte më i miri në karrierën time. Unë ndihem i lumtur që kam këtu dhe falënderoj Gallanin, që me solli këtu”, ka thënë holandezi.
Read More →
Alegri ia lë merkaton Berluskonit
Trajneri mendon për sezonin e ardhshëm: Besoj te presidenti, sepse di të zgjedhë
Masimiliano Alegri, para dorëzimit të trofeut të titullit pas fitores kundër Kaljarit, ka qenë shumë i lumtur: “Gjithë ky entuziasëm, duke nisur që nga parada përmes tifozëve, më duhet ta pranoj se më ka bërë të emocionohem.
Por gjëja që më ka bërë më të lumtur është fakti që e kemi mbyllur...
Hulk vlen 100 milionë euro
Presidenti i Portos, Pinto da Costa, ka mohuar spekulimet se Milan mund të transferojë sulmuesin Hulk gjatë verës, duke theksuar se braziliani nuk do të lejohet të largohet për më pak se 100 milionë euro.
“Hulk në Milan duhet të jetë shaka. Ata më parë kishin kërkuar Cissokhon e më pas u tërhoqën për shkak të dhëmbëve të tij që i ka më të mirë se unë.
Hulk vlen 100 milionë...