Home » Posts tagged with "Maqedonia"

Pritet të startojë liga rajonale “Uniqa”

Marrëveshja për themelimin e Ligës Rajonale të basketbollit, në të cilën do të garojnë skuadrat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, pritet të nënshkruhet muajin e ardhshëm në Tiranë. Këtë e ka bërë të ditur të enjten Avni Ponari, kryetar i Federatës Shqiptare të Basketbollit. Sipas Ponarit, liga do të quhet “Uniqa” dhe do të sponsorizohet nga kjo kompani... 

Kasami çmend Palermon

Talenti shqiptar nga Maqedonia, Pajtim Kasami po bën bujë me transferimin e tij tek skuadra e Palermos. Me pasaportë zviceriane, lojtari 18 vjecar me kombësi shqiptare cilësohet si e ardhmja e skuadrës siciliane, duke u krahasuar madje edhe me argjentinasin Pastore e danezin Kjaer. “Nëse Kasami është këtu, i detyrohem shumë drejtorit sportiv që e hoqi nga gjurmët e Lazio-s”, shprehet... 

Mustafi shënoi gol

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Nuri Mustafi, ka realizuar gol në fitoren 3:1 te skuadrës së Subdvallit që arriti ndaj Assyriskës, në kuadër të javës së 16-të të Ligës së Dytë të Suedisë në futboll. Mustafi ka pasur paraqitje të mirë dhe ka shënuar gol në minutën e 38-të. Dy gola të tjetër për Sundvallin i shënuan futbollistët Brink (78’) e Forsberg (88’),... 
Etiketat: ,

U mbajt turneu X përkujtimor i karatesë “Xhevat Makolli”

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbajt për të dhjetën herë me radhë turneu përkujtimor i karatesë “Xhevat Makolli”, turne ky i karakterit mbarëkombëtar, në të cilin morën pjesë klube të karatesë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore. Turneun e ka organizuar Federata e Karatesë e Kosovës dhe familja e Xhevat Makollit, me mbështetjen materiale... 

Hani mundi hungarezin

Boksieri shqiptar nga Struga e Maqedonisë, Nasi Hani, shënoi fitore të lartë në përballje me hungarezin, Zsolt Bodi. Meçi është zhvilluar në Bernë të Zvicrës. Për Nanin ka qenë edhe lufta e pestë në boksin profesionist, por ka qenë edhe njëra prej më të mirave. Hani e ka dërrmuar me goditje të njëpasnjëshme rivalin hungarez. Hani ka qenë bindshëm më i mirë dhe në disa... 

Renova, kampion i Maqedonisë

Skuadra shqiptare e futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës me 55 pikë të fituara u shpall kampion i Maqedonisë në futboll, duke u bë kështu skuadra e parë nga Tetova që merr këtë titull. Edhe krahas disfatës minimale nga Rabotniçki, skuadra nga Xhepçishti pas përfundimit të ndeshjes kishte shkak për festim duke pasur parasysh se morën medaljet dhe kupën e kampionit. Në ceremoninë... 

Ipponi dominoi në turneun ndërkombëtar

Në Pejë është mbajtur turneu Ndërkombëtar në xhudo, në të cilën morën pjesë te gjitha klubet nga Kosova dhe mysafirët e ftuar nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia. Për shkak të vullkanit që ka shpërthyer në Islandë nuk erdhën ata nga Norvegjia, Kroacia dhe Bullgaria. Ky turne ishte jashtëzakonisht masovik dhe morën pjesë më shumë se 200 xhudistë... 

Tubohet kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në tenis do të tubohet me synim të prezantimit të shtetit të Kosovës në kampin njëjavor përgatitor, që do të zhvillohet në Shkup (7-13 prill). “Kampi do të udhëhiqet nga ish-përzgjedhësi i kombëtares së Maqedonisë, Goran Shevçenko, me të cilin Maqedonia e pati arritur suksesin më të madh në garat e Kupës së Davisit. Përzgjedhësi i kombëtares së... 

Kale, fituese e turneut “Shqiponja 2010”

Hendbollistet e Kales nga Kërçova e Maqedonisë, janë fituese e turneut të dhjetë ndërkombëtar “Shqiponja 2010” në hendboll në konkurrencën e femrave, i mbajtur në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë. Organizatorë të turneut ishin Klubi i hendbollit Shqiponja nga Gjakova. Kale në finale me rezultat 30:25 mposhti skuadrën vendase, Shqiponjën. Ndërsa në luftë për... 

Orhan Mustafi shënoi gol për Aaraun

Shqiptari nga Maqedonia, Orhan Mustafi, e nisi mbarën edicionin pranveror me skuadrën e Aaraus. Ata në shtëpi të veten shënuan fitore me rezultat 6:3 kundër skuadrës së Bellinzonës, në ndeshjen e javës së 19-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Mustafi inkuadrohet në lojë në minutën e 76-të dhe pas dhjetë minutave (86’) edhe ka shënuar gol për rezultatin përfundimtar...