Home » Posts tagged with "Manchester United"

Ferguson i telefonon Sanchezit

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka intensifikuar ndjekjen e sumlmuesit të Udineses, Sanchez. Sipas “Daily Mail” Ferguson i ka bërë një thirrje personale Sanchezit për ta bindur atë që të bashkohet me të në “Old Trafford” përpara se të shkoj në Barcelonë. Ferguson është i afërt me agjentin e Alexis Sanchez dhe mbetet me shpresë që ta sjellë atë në United. Ndërsa... 

Nani plus 25 milionë për Sneijder

Manchester United është i gatshëm ta përfshijë Nanin në ofertën për mesfushorin holandez, Wesley Sneijder. Mirror raporton se Sneijder i ka dhënë sinjal të qartë Unitedit me deklaratën e tij se ndoshta mund të largohet, ndërsa Djajtë nuk janë duke humbur kohë, por janë duke formësuar ofertën për ta bindur Interin të heqë dora nga truri i ekipit. Ideja është që Nani të përfshihet... 

Evra: Nuk kam qenë në formën më të mirë

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, thotë se ai nuk ka qenë i kënaqur me formën e tij sezonin e kaluar. Evra kaloi një verë të vështirë në vitin 2010 pasi Franca kishte probleme si në fushë po ashtu edhe jashtë fushës gjatë Kupës Botërore në Afrikën e Jugut. “Sezonin e ardhshëm mendoj se duhet të jap më shumë, pasi ky nuk ishte sezoni im më i mirë. Mungova në parasezon... 

Edhe PSG pas Bebatov

Paris Saint Germain raportohet se është i interesuar të transferojë sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov. Me vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, Berbatov pritet të shitet nga United këtë verë, pavarësisht se lojtari thotë se dëshiron të mbetet. Le Parisien shkruan se ai është caku kryesor i PSG, që ka para për të harxhuar pas kalimit në pronësi të pasanikëve... 

Florentino do të bëjë ofertë për Rooney

Real Madridi është i gatshëm të testojë rezistencën e Manchester United për të mbajtur sulmuesin kryesor të ekipit, Wayne Rooney. El Economista shkruan se Reali do të bëjë një ofertë për Rooneyn, nëse ata dështojnë ta transferojnë Sergio Agueron nga Atletico Madrid. Atletico përgatitet ta shesë argjentinasin, por jo te rivali i qytetit. Andaj, si alternativë presidenti i Realit,... 

Rooney lavdëron trion e Barcelonës

Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United, theksoi se tre lojtarët e Barcelonës, Lionel Messi, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, luajnë futboll në mënyrë perfekte. Edhe pse anglezi është i trishtuar për humbjen e skuadrës së tij 3-1 ndaj katalanasve në finalen e Ligës së Kampioneve, ka vetëm fjalë të mira për treshen shtatshkurtër. “Messi është lojtari më i mirë që kam parë... 

Fergie: Mascherano para Messit dhe Xavit

Bossi i Manchester United, Sir Alex Ferguson humbi durimin e tij me një reporter pas humbjes në finale të Champions League kundër Barcelonës. The Daily Express thotë se kur ishte pyetur të shtunën mbrëma se cilin nga super-talentët e Barcës do ta zgjedhte nëse do të kishte një çek të bardhë, Ferguson ishte përgjigjur me mjaft nervozë. “Kjo është pyetja më e pakuptimtë që kam... 

Man Utd, 20 milionë funte për Modricin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson do të fillon rindërtimin e ekipit gjatë afatit kalimtar të verës me ofertë prej 20 milionë funtesh për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Luka Modric. Shpresat e Djajve të Kuq për fitimin e titullit të katërt Evropian u shkatërruan nga Barcelona që konfirmoi nevojën e kampionit të Anglisë për përforcime dhe rindërtimin e ekipit pas... 

Rooney: Harroni LK, fituam ligën

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka thënë se ata duhet ta harrojnë atë që ndodhi të shtunën dhe të fokusohen në sezonin e ardhshëm. Rooney tashmë ka vënë një cak të ri, të fitojë titullin e 20-të në ligë. “Fitimi i ligës është një arritje e madhe. Ne duhet të harrojmë atë çfarë ndodhi të shtunën dhe duhet të vazhdojmë më tej”. “Ideja tash është ta... 

Ferguson: Barcelona na hipnotizoi

“Barcelona na hipnotizoi me lojën e saj me pasime dhe asnjëherë nuk e kontrolluam dot Mesin.” Kështu është shprehur trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, në përfundim të finales së mbrëmshme të Ligës së Kampioneve ku katalanasit mundën anglezët e Manchester United me rezultatin 3-1. “Barcelona është ekipi më i mirë ndaj të cilit kemi luajtur. Askush më parë nuk...