Home » Posts tagged with "Manchester Cityt"

City ofron 60 milionë euro për Piquen

Sipas gazetës katalonase “Sport”, skuadra angleze e Manchester Cityt  është e gatshme t’i ofrojë Barcelonës plot 60 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit Gerard Pique. Në përpjekjet e tyre për të angazhuar spanjollin, drejtuesit e Manchster Cityt janë të gatshëm që futbollistit t’i ofrojnë një kontratë pesëvjeçare me rrogë prej 9 milionë euro në vit. Pasi në vitin... 

Iaquinta: Tani jemi të gatshëm që të merremi me Interin

Vincenzo Iaquinta shënoi golin e epërsisë në barazimin prej 1-1 ndaj Manchester Cityt, por sulmuesi italian tani nuk mendon për golin, por për Interin. “Ishte kjo një ndeshje e madhe, ne duhet të mësojmë që ta mbajmë më mirë topin”. “Tani jemi të gatshëm që të merremi me Interin”, theksoi Iaquinta.  Read More →

Lampard mund të mungojë ndaj Cityt

Franck Lampard është në dyshim për supersfidën që e pret Chelsean ndaj Manchester Cityt, pasi mesfushori ndërpreu stërvitjet për shkak të një dëmtimi. Lampard ka pësuar një dëmtim në ije dhe u ka thënë miqve të tij të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge, se ai është në luftë me kohën për të qenë i gatshëm ndaj Manchester Cityt. Lampard ka munguar në katër ndeshjet... 

Roma interesohet për Givenin

Drejtuesit e Romës po interesohen për shërbimet e portierit të Manchester Cityt, Shay Given, shkroi të martën gazeta angleze “Daily Mirror”. Given ka kërkuar të largohet nga City shkaku i raporteve të jo të mira me trajnerin Roberto Mancini, pasi është lënë si portier i dytë. Roma ka nisur bisedimet për transferimin e Givenit, pasi ka probleme me portier dhe synon ta sjellë... 

Mancini: Adebayor po e sajon lëndimin

Trajneri italian i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka akuzuar sulmuesin togolez Emmanuel Adebayor, se po sajon lëndimin për të mos u aktivizuar, shkruan tabloidi britanik “News of the World”, të dielën. Por, Adebayor i është kundërpërgjigjur strategut italian duke i dorëzuar në zyrë një skenim ku shihet muskuli i dëmtuar në këmbën e tij. Adebayor nuk ka luajtur për... 

Lodetti: Milanit nuk i duhet B45

Legjenda e Milanit, Giovanni Lodetti, ka hedhur poshtë spekulimet se sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, e ka të ardhmen te rivali i përbetuar i Interit, Milani. “Nuk e shoh atë në të ardhmen te Milani. Nuk ka ndonjë problem nga ana teknike, por ai është ende i pa pjekur. Nëse do të ishte më mirë? Do të shohim”. “Tani ai ka një mundësi të mirë. Nëse ai do të kishte... 

Juventusi ofertë për Benzeman

Krerët e skuadrës së Juventusit po bëjnë gati ofertën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, francezit Karim Benzema. Benzeman skuadra italiane e sheh si përforcim adekuat për miniafatin kalimtar të janarit. Lajmin e ka bërë të ditur sajti italian “Tuttomercatoweb” të enjten. Në rast se dështon ardhja e Benzemas në Torino, atëherë Juventusi do të... 

Hodgson: Barca e çmendi Mascheranon

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, nuk ishte në disponim që të komentonte për të ardhmen e Javier Mascheranos pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt, përkundër faktit se ndeshja e The Reds nuk u interesoi gazetarëve sa e ardhmja e argjentinasit. “Javier Mascherano nuk ishte në gjendjen më të mirë për të luajtur në këtë ndeshje, për shkak se ai ishte çmendur nga oferta e Barcelonës.... 

Lyoni hyn në garë për Robinhon

Olympique Lyon i është bashkuar garës për të transferuar yllin e Manchester Cityt, Robinho. L’Equipe shrkuan se Lyoni e dëshiron Robinhon si zëvendësim për Michel Bastos, i cili kërkohet nga Real Madridi dhe Juventusi. Lyon fillimisht do të kërkojë marrëveshje huazimi për Robinhon, i cili po ashtu kërkohet edhe nga dy klubet turke, Besikts dhe Fenerbahce.  Read More →

Schalke: 25 milionë euro për Robinhon

Sportivja franceze L’Equipe shkruan se Raul dhe Robinho mund të luajnë përsëri së bashku, pasi Schalke është e gatshme të ndajë 25 milionë euro për brazilianin. Dy lojtarët luajtën krahas njëri tjetrit në Real Madrid në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2008 dhe mund të ribashkohen kësaj here në Bundeliga. L’Equipe shkruan se Schalke është e gatshme të ndajë 25 milionë...