Home » Posts tagged with "Majlinda Kelmendi"
Majlinda, e bronztë në Lisbonë
Sportisja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë edhe 40 pikë të tjera olimpike në pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës në Lisbonë.
Në kategorinë nën 52 kg, Majlinda ka arritur të pozicionohet e treta, duke fituar kështu medaljen e bronztë. Ajo ka fituar tri luftëra në këtë garë. Ajo e humbi gjysmëfinalen nga gjermania Lisson, e cila pastaj humbi në...
Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e argjendtë në Gjermani
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është stolisur me medaljen e argjendtë në turneun “Grand Prix” që u mbajt të shtunën në mbrëmje në Dyseldorf të Gjermanisë.
Në finale të kategorisë deri në 52 kilogram, Majlinda u mposht nga japonezja Juka Nishida. Në luftën e parë në kuadër të grupit C, Majlinda triumfoi ndaj gjermanes Zhaklin Lison, derisa në rrethin e dytë ajo ishte...
Qeveria “dorëzohet” përballë Azerbajxhanit për Majlindën
Kosova shumë shpejt mund të humbasë edhe shpresën e vetme olimpike që ka – Majlinda Kelmendin. Qeveria në largim e Kosovës nuk ka një zgjidhje për atë që kërkon sportistja më e mirë kosovare dhe trajneri i saj, Driton Kuka dhe kjo mund t’i hapë rrugë xhudistes më të mirë të Kosovës që të pranojë ofertën e Federatës së Xhudos të Azerbajxhanit për të përfaqësuar...
Majlinda fitoi medaljen e argjendtë në Sofje
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur të stoliset me medaljen e argjendtë në Kupën e Botës – Kategoria A në konkurrencën e senioreve, që u mbajt të shtunën në Sofje të Bullgarisë.
Në finale në kategorinë deri në 52 kilogram Majlinda u mposht nga japonezja Juki Hashimoto. Në luftën e parë xhudistja kosovare triumfoi ndaj francezes Elodi Gru, derisa në rrethin e...
KOK-u nuk mund të mbështesë Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, thotë se xhudistja Majlinda Kelmendi e meriton të shpërblehet me një milion euro. Hasani shpreh keqardhje që institucioni që ai drejton nuk ka mjete për t’ia ndarë këtë shpërblim sportistes më të mirë kosovare.
Edhe më keq i vjen që KOK-u nuk ka mundësi t’ia sigurojë Kelmendit mjetet për programin olimpik....
Majlinda Kelmendi ngjitet në pozitën e 14-të në renditjen botërore
Pas garës prestigjioze të xhudos “World Masters 2011” që është mbajtur fundjavën e kaluar në Baku të Azerbajxhanit, e në të cilën Majlinda Kelmendi zuri vendin e pestë në kategorinë deri 52kg, xhudistja kosovare ka arritur që nga vendi i 17-të të ngjitet në vendin e 14-të të ranglistës botërore.
“Ky është plasmani më i mirë në karrierën e Majlindës në mesin e xhudisteve...
Majlinda Kelmendi renditet e pesta në “World Masters”
Xhudistja Majlinda Kelmendi ka fituar 80 pikë olimpike pas fitores së arritur të shtunën në turneun “World Masters”, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Kelmendi 19-vjeçare në Baku pati një fitore e një humbje, ndërsa ndau pozitën e pestë me tri garuese të tjera. Në turnen “World Masters” paraqiten 16 xhudistët më të mirë në botë, në të gjitha kategoritë....
Shqipëria llogarit Kelmendin si shpresë të saj olimpike
Xhudistja Majlinda Kelmendi është njëra nga gjashtë sportistët e vetëm që ka fituar bursë olimpike nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar për Olimpiadën “Londra 2012″.
KOKSH në fund të vitit të kaluar bëri të ditur emrat e fituesve të bursës që financohet nga Solidariteti Olimpik Ndërkombëtar. Përveç Kelmendit, fitues të bursës janë edhe peshëngritësit Romela...
Majlinda Kelmendi xhudistja më e mirë
Sportistja më e suksesshme që vepron në Kosovë, Majlinda Kelmendi ashtu siç pritej është shpallur xhudistja më e mirë e vitit 2010 nga Federata e Xhudos e Kosovës.
Manifestimi i laureatëve të vitit të kësaj federate është mbajtur sot në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë. Majlinda Kelmendi, anëtare e klubit “Ippon” nga Peja, aktualisht zë vendin e shtatë në ranglistën olimpike,...
Majlinda Kelmendi, e pesta në botëror
Kampionia e vitit të kaluar e botës për U-20, Majlinda Kelmendi, tregoi formë jashtëzakonisht të lartë, duke zënë vendin e pesta në Kampionatin Botëror për juniore në kategorinë deri 52 kilogram. Botërori është zhvilluar në palestrën e sportit në Agadir të Marokut.
Majlinda në luftën për medaljen e bronztë është mposhtur nga garuesja e Turqisë, Tugba Zehir. Majlinda deri...