Home » Posts tagged with "Lionel Messi"
Messi vazhdon me rekorde
Superylli argjentinas dhe sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde pasi e luajti ndeshjen e 65-të të tij në një sezon, më shumë se asnjëherë tjetër për një vit.
Messi, i cili aktualisht po luan me Argjentinën në Copa America, ka arritur të luajë 65 ndeshje nga 21 gushti i vitit të kaluar, kur dhe filloi sezoni me ndeshjen në La Liga ndaj Sevillas.
Sipas faqes...
Messi: Reali nuk është ekip
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka pranuar se ai është fans i madh i Manchester United, përderisa nuk shprehet njëjtë për Real Madridin.
“Më pëlqen Manchester United sepse ata kanë lojtarë të cilët gjithmonë tentojnë të luajnë futboll të mirë”.
“Real Madridi nuk është ekip, por ka lojtarë të mirë, ata janë të mirë në sulm”, ka thënë Messi.
Read More →
Messi, më i mirë se Pele e Maradona
Xavi Hernandez beson se Barcelona është ekipi më i mirë në 20 vjetët e fundit dhe se Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
“Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, më i mirë se Pele, Maradona apo Cruyff. Ai është kyç tek ne. Pa të, nuk do të ishim këta që jemi”, insiston Xavi për tabloidin gjerman, Bild.
‘Blaugrana’ e fituan titullin...
Rooney lavdëron trion e Barcelonës
Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United, theksoi se tre lojtarët e Barcelonës, Lionel Messi, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, luajnë futboll në mënyrë perfekte.
Edhe pse anglezi është i trishtuar për humbjen e skuadrës së tij 3-1 ndaj katalanasve në finalen e Ligës së Kampioneve, ka vetëm fjalë të mira për treshen shtatshkurtër.
“Messi është lojtari më i mirë që kam parë...
Messi: Nuk mund të luaj me fanellë tjetër
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se nuk mund të imagjinojë se mund të luajë për një klub tjetër gjatë karrierës së tij në të ardhmen.
“Nuk mund ta shoh veten që ndonjëherë të luaj me një fanellë tjetër, përveç asaj të Barcelonës”, ka thënë 23-vjeçari pas arritjes në Buenos Aires, për t’u bashkuar me skuadrën e Argjentinës.
Ai njëherit ka mohuar...
Mascherano: Messi nuk mund ta mposhtë i vetëm Unitedin
Javier Mascherano, mesfushori i Barcelonës, mendon se finalja e ditës së shtunë e Ligës së Kampioneve (Manchester United-Barcelona) nuk ka favoritë të qartë.
“Në një ndeshje finale nuk ka rëndësi se kush është më në formë për momentin”, thekson argjentinasi në një intervistë për AS.
Përsa i përket shokut të tij të ekipit Leo Messi, Mascherano nënvizon se një futbollist...
Messi: Finalja nuk ka favoritë
Lionel Messi, sulmuesi i Barcelonës, ka theksuar se një finale e Ligës së Kampioneve nuk ka favoritë.
“Një finale ku luajnë dy ekipe si Barcelona dhe Manchester United nuk ka favoritë. Është një ndeshje e veçantë ku të dy ekipet mund të fitojnë dhe vetëm detajet do të bëjnë diferencën. Nuk mendoj se Manchester United është më i dobët se Barcelona. Ata kanë fituar kampionatin...
Messi: Do ta mposhtim Unitedin
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se mentaliteti i skuadrës për të cilën ai luan i bën ata as të mendojnë për të pësuar disfatë në finalen e madhe ndaj Manchester United javën e ardhshme.
“Ata janë të ngjashëm me Arsenalin dhe luajnë futboll sulmues. Ata nuk do të tentojnë të na bllokojnë prandaj pritet të jetë ndeshje shumë interesante mes dy ekipeve të mëdha....
Messi: Chicharito ideal për Barcën
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi duket se nuk është fare i brengosur pse Ronaldo është duke e tejkaluar në ranglistën e realizatorëve, pasi preferon t’ua rekomandojë drejtuesve të klubit një sulmues për sezonin e ardhshëm, e më i përshtatshmi për jashtëtokësorin argjentinas është Javier Hernandez – Chicharito.
“Hernandez do të na përshtatej. Ai flet spanjisht dhe ka stil...
Messi rrezikoi bashkëlojtarët
Të gjithë lojtarët e Barcelonës po i gëzoheshin titullit të radhës në La Liga.Festa e tyre e nisur në fushën e futbollit vazhdoi edhe drejt Barcelonës, por para se të arrinin aty lojtarët për pak sa nuk përjetuan një tragjedi.
Dhe kërcënimi erdhi pikërisht nga lojtari që ishte më meritori për titullin, Lionel Messi.
Atmosfera e festës në mesin e lojtarëve të Barcelonës filloi...