Home » Posts tagged with "Lindsey Vonn"

Vonn fiton për herë të tretë më radhë

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, edhe njëherë është dëshmuar më e mirë në shteg. Ai bëri lëshim të mrekullueshëm në shteg në konkurrencën e femrave dhe doli fituese e përgjithshme e stinorit të sivjetshëm në Kupën Botërore në skijim. Vonn këtë titull e fiton për herë të tretë radhazi. Ajo në garën e sllallomit të madh arriti e para në cak, duke e lënë pas vetes skiatoren... 
Etiketat:

Vonn konfirmon dominimin në garën e lëshimit

Amerikania Lindsey Vonn e ka konfirmuar dominimin në garën e lëshimit, duke shënuar fitoren e gjashtë në këtë edicion. Kampionia olimpike nga Vancouveri ka qenë më e shpejta edhe në lëshimin e zhvilluar në Crans Montana të Zvicrës, me çka edhe e ka mbrojtur Globin e vogël të Kristaltë në këtë disiplinë dhe e ka shtuar epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Vonn... 

Andrea Fischbacher triumfoi në Super-G

Austriakja Andrea Fischbacher është kampione e re olimpike në supersllallom të madh (Super-G), derisa medalja e argjendtë i ka takuar Tina Mazes nga Sllovenia, kurse e bronzta i ka takuar amerikanes Lindsey Vonn. Fischbacher, e cila në karrierën e saj e ka shënuar vetëm një fitore në kuadër të Kupës së Botës dhe atë para dy viteve, deri te triumfi në Lojërat Olimpike Dimërore në... 

Vonn: Është e pabesueshme

Amerikania Lindsey Vonn e ka rrëmbyer medaljen e artë me kohën prej 1:44.19 në disiplinën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore të Vancouverit. Favoritja kryesore e Olimpiadës ka arritur deri te medalja e parë e artë për 53 të qindtat më shpejtë se skiatorja tjetër nga SHBA, Julia Mancuso, derisa medalja e bronztë i ka takuar austriakes Elisabeth Goergl, e cila mbeti prapa fitueses... 

Lindsey Vonn fituese e lëshimit në Vancouver

Amarikanja Lindsey Vonn ka triumfuar në disiplinën e lëshimit me ski në Lojrat Olimpike Dimërore “Vancouver 2010”. Vonn medalen e artë e arriti me kohën 1:44,19.Vendin e dytë në lëshim e zuri Julia Mancuso (SHBA), ndërsa në vendin e tretë u radhit Elisabeth Görgl (AUT). Rezulltatet 1. Lindsey Vonn 01:44.19 2. Julia Mancuso +00.56 3. Elisabeth Görgl +01.46 4. Andrea Fischbacher +01.49 5.... 

Vonn e gatshme për Lojërat Olimpike

Pas frikës se skitarja më e mirë në ditët e sotme në disiplinat alpine, Lindsey Vonn do të mungojë në Lojërat Olimpike të Vankuverit për shkak të lëndimit të këmbës kanë arritur lajme të mira nga Kanadaja pasi që amerikania pa problem e ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të garës së parë zyrtare e cila do të mbahet të dielën. “Këmba edhe më tutje më dhemb, por... 

Olimpiada pa Lindsey Vonn-in?

Skitarja amerikane Lindsey Vonn ka deklaruar se ndoshta nuk do të merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Vankuver të Kanadasë për shkak të lëndimit të këmbës. Amerikania, e cila është njëra nga favoritet më të mëdha, është lënduar javën e kaluar në Austri. Megjithatë zëdhënësi i skuadrës amerikane, Dag Heney ka thënë se Vonn do të mundohet të garojë të dielën... 

Lindsey Vonn triumfoi në St Moritz

Fituesja aktuale e Kupës së Botës, Lindsey Vonn është fituese e garës së pestë të super sllallomit të madh në këtë edicion që është mbajtur në St Moritz të Zvicrës. Amerikania deri te triumfi i nëntë këtë vit në Kupën e Botës, ndërsa të 31-tin në përgjithësi ka arritur me kohën prej 1:01.77 minuta, ndërsa kjo fitore mjaftoi që ajo të fitojë Globin e madh të Kristaltë... 
Etiketat: