Home » Posts tagged with "Ligën Premier"
Dzeko: Më duhet kohë
Sulmuesi i vlefshëm 35 milionë euro, Edin Dzeko ka thënë se ai do të jetë në formën të mirë pasi të ketë luajtur disa ndeshje në Ligën Premier. Kjo deklaratë e boshnjakut vjen pas debutimit nevrik ndaj Wolvesit.
“Kam qenë nervoz sepse ishte debutimi im, por ne fituam ndeshjen dhe kjo ishte me rëndësi për ne”, theksoi Dzeko.
“Unë kam pasur pushim pasi kam luajtur një ndeshje...
Mancini: Mundemi të fitojmë pa Tevezin
Roberto Mancini iu ka bërë thirrje lojtarëve të tij të dëshmojnë se ata mund të fitojnë edhe pa kapitenin Carlos Tevez.
Paraqitjet e argjentinasit kanë qenë vendimtare për fitoret e Cityt këtë sezon, pasi ai ka shënuar 10 gola dhe ka krijuar katër të tjerë në Ligën Premier. Por marrja e kartonëve të verdhë ka bërë që 26-vjeçari të jetë i suspenduar për udhëtimin te West...
Bale: Mund ta mposhtim Arsenalin
Lojtari kryesor i Tottenhamit, Gareth Bale, thotë se vetëbesimi është i lartë te klubi nga Londra veriore para derbit të të shtunës kundër Arsenalit.
Spursat do ta fillojnë këtë ndeshje pasi kanë mposhtur Interin në Ligën e Kampionëve, si edhe pasi mposhtën Blackburnin në Ligën Premier, ndërsa mbrojtësi i krahut thotë se ata do të kërkojnë fitore.
“Do ta fillojmë ndeshjen...
Chelsea mbetet lider me fitore minimale
Chelsea ka shënuar fitore minimale, por tejet të rëndësishme ndaj Fulhamit në Stamford Bridge, për të mbajtur kryesimin në Ligën Premier.
Chelsea nga fillimi i takimit bëri presion në portën e Fulhamit, presion ky që u shpagua shumë shpejt për Blutë, të cilët nuk lejuan mysafirët të bëjnë më shumë se dy goditje drejt portës vendase.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi...
Liverpooli mezi mposht Boltonin
Boltoni nuk ka arritur që t’i përmbahet Liverpoolit në sfidën e javës së dhjetë në Ligën Premier të zhvilluar në Reebok Stadium, pasi që vendasit janë mposhtur minimalisht nga The Reds.
Liverpool ishte skuadra dominante në këtë ndeshje, si për nga posedimi i topit ashtu dhe për rastet e treguara. Sidoqoftë, as vendasit nuk janë sprapsur, por as njëra e as skuadra tjetër nuk...
Liverpooli u kthehet fitoreve
Liverpooli më në fund ka shënuar një fitore në Ligën Premier, kësaj radhe ndaj Blackburnit në Anfield me rezultat 2-1.
Golat u shënuan në një hark kohor prej pesë minutash. Fillimisht, Sotiris Kyrgiakos (48’) kaloi Liverpoolin në epërsi, ndërsa rezultatin në 1-1 e barazoi Jamie Carragher (51’). Në 2-1 rezultatin për fitoren e madhe të Liverpoolit e bëri Fernando Torres (53’),...
Hernandez shpëton Unitedin
Javier Hernandez ka shënuar dy gola për t’ia siguruar Manchester Unitedit fitoren e parë pas një kohe të gjatë në Ligën Premier, kësaj radhe ndaj Stoke Cityt në transfertë në një sfidë tejet daramtike të zhvilluar në Britannia Stadium.
Ndeshja ishte e dominuar nga Djajtë e Kuq nga fillimi, ndërsa efekti u pa pas gjysmë ore lojë (27’), kur Hernandez arrin të drejtojë topin...
Mancini: Mendoj se Chelsea do ta fitojë titullin
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Chelsea do ta fitojë Ligën Premier këtë sezon.
Italiani pranon se klubi nga Londra perëndimore është teknikisht po aq i mirë sa Arsenali, por më superior sa i takon lojës fizike, që ai beson se do të jetë e mjaftueshme për ta ruajtur titullin e kampionit.
“Chelsea është ekipi më i fuqishëm në Ligën Premier. Teknikisht vetëm...
Kuyt kërkon falje për disfatën
Dirk Kuyt ka kërkuar falje për disfatën skandaloze ndaj skuadrës së promovuar në Ligën Premier, Blackpool, duke thënë se kjo është një ndër humbjet më të vështira në karrierën e tij.
“Unë isha vërtet, vërtet i zhgënjyer. Ndoshta është një prej humbjeve më të vështira që kam përjetuar që nga koha kur kam ardhur këtu dhe ne u kërkojmë falje tifozëve”.
“Ne duhet...
Derbi i takoi Chelseat
Chelsea ka arritur që të mposhtë minimalisht Arsenalin në derbin londinez të zhvilluar në Stamford Bridge, duke forcuar kështu kreun e klasifikimit në Ligën Premier.
Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë, duke rrezikuar në disa momente portën e Fabianskit, por prapa nuk mbetën as Topçinjt që me anë të disa goditjeve u treguan të rrezikshëm.
Megjithatë, në skenë doli...