Home » Posts tagged with "Liga e Kampionëve"

Turpërohet kampioni

Interi ka pësuar humbje prej 5-2 para tifozëve të vet nga Schalke, për t’i zvogëluar gjasat për vazhdimin e mëtutjeshëm të garës në Ligën e Kampionëve. Porsa filloi ndeshja (1’), Dejan Stankovic shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Neuer për të kaluar vendasit në epërsi. Mirëpo nuk kalo shumë kohë (17’), dhe topin e kthyer nga Julio Cesar pas goditjes së Papadopoulos... 

Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve

Është hedhur sot paradite shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve në Nion të Zvicrës. Chelsea do të ndeshet me Manchester United në një derbi anglez. Inter do të ketë përballë gjermanët e Schalke 04 dhe në rast kualifikimi do të ndeshen me fituesin e çiftit anglez. Përsa i përket gjigandëve spanjollë, Barcelona do të ndeshet ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk ndërsa... 
Etiketat:

Reali në çerekfinale

Skuadra me më shumë tituj në Ligën e Kampionëve, Real Madrid, e ka mposhtur Lyonin me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të kësaj gare, për t’u kualifikuar në çerekfinale për herë të parë pas gjashtë sezonesh. Takimi i parë i zhvilluar në Stade Gerland përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Santiago Bernabeu, Real Madridi kualifikohet... 

Eliminohet Milani

Milani nuk ka arritur të përmbysë rezultatin e Tottenham Hotspur nga ndeshja e parë e 1/8 së finales, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve që në fazën e parë të eliminimit direkt. Në gjysmën e parë të takimit u pa vetëm një skuadër (Milani) duke sulmuar dhe një tjetër duke u mbrojtur (Tottenhami), mirëpo pas 45 minutave nuk pati gola. Rastin më të mirë për Rossonerët... 

Seedorf kërkon të luajë kundër Tottenhamit

Clarence Seedorf thotë se ai me padurim pret të zgjidhet në 11-shen startuese të Milanit që do të përballet sonte me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve. Spursat janë në avantazh 1-0 ndaj Rossonerëve në këtë ndeshje dhe holandezi do të bëjë gjithçka që mundet – nëse zgjidhet – që të kthejë rezultatin. “Do të japë gjithçka që kam nëse do të zgjidhem të luaj. Kam kualitetin... 

Barcelona në çerekfinale

Barcelona ka shënuar fitore prej 3-1 kundër Arsenalit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm prej 4-3. Në pjesën e parë të takimit ‘luajti vetëm Barcelona’, mirëpo deri te goli i avantazhit erdhi në minutat shtesë të kësaj pjese, kur pas pasimit të Andres Iniestas, Leo... 

Roma në shtëpi

Giallorossët janë mposhtur edhe në ndeshjen kthyese nga Shakhtar Donetsk me rezultat 3-0, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve që në këtë fazë. Takimi i parë i zhvilluar në kryeqytetin italian përfundoi me rezultat 3-2 për ukrainasit, të cilët tash kualifikohen për herë të parë në një çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 6-2. Tomas Hubschmann... 

Messi: Do ta eliminojmë Arsenalin

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, i ka dërguar sinjal kërcënimi Arsenalit para ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve, duke thënë se loja sulmuese e Topçinjve automatikisht do t’i eliminojë ata. “Ne jemi të bindur në kualifikim. Sigurisht se kemi qenë të zhgënjyer pas humbjes në ndeshjen e parë në Emirates, edhe pse kemi krijuar shumë raste shënimi. Megjithatë,... 

Manchester United dhe Marseille ndajnë pikët

Olympique de Marseille dhe Manchester Unitedi janë ndarë baras pa gola, në takimin e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua të mërkurën mbrëma në Stade Velodrome. Gjysma e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa nga të dyja palët nuk pati raste të mira shënimi. Edhe në pjesën e dytë të takimit, asnjëra nga skuadrat nuk arriti që të ndëshkonte kundërshtarin,... 

Bayern Munich mposht Interin në Giuseppe Meazza

Bayern Munichu ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Interit në Giuseppe Meazza, për t’u hakmarrë për humbjen në finalen e vitit të kaluar të Ligës së Kampioneve. Të dyja skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë të jashtëzakonshme me shumë raste për të shënuar, mirëpo rrjetat nuk u prekën. Nga rastet e shumta të Interit, përmendim rastin e Esteban Cambiassos (23’), i...