Home » Posts tagged with "Kupa e botës"
Blazer: FIFA e ndikuar nga politika
Politika ka luajtur rol në përcaktimin e organizatorëve të Kupës së Botës në futboll për vitet 2018 dhe 2022, tha Çak Blazer.
Blazer, amerikani anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s, tha se kjo organizatë duhet të rishikojë mënyrën e votimit përpara se të marrë vendim për organizatorin e kupës së botës për vitin 20026. Ky vendim nuk do të merret në tetë vitet e ardhshme,...
Terry: Eliminimi do ishte zhgënjimi i karrierës
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ka pranuar se eliminimi nga Kupa e Botës, do të ishte zhgënjimi më i madh në karrierën e tij.
“Unë jam djalosh pasionant dhe emocional, kështu që eliminimi nga Botërori do ishte zhgënjimi më i madh i karrierës time. Unë pranoj humbjen, por jo mënyrën se si kemi luajtur”.
“Botërori ynë natyrisht se nuk ka marrë fund. Në rregull, ne nuk jemi...
Majlinda Kelmendi, e argjendtë në Kupën e Botës
Sofje, 1 shkurt – Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, të shtunën ka arritur suksesin më të madh të saj në nivelin senior.
18-vjeçarja fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Botërore të kategorisë A për seniore që në fundjavë u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Në finale, Kelmendi u mposht nga rusja Natalia Kuzytina që vlerësohet ndër dy xhudistet më të mira në botë në...
Ngadhënjim i kanadezit Osborne-Paradis
Skijim: Kupa e botës- Lëshim-meshkujt
Gara e së shtunës në lëshim për meshkuj ka qenë një befasi për shkak se në pesëshen e parë janë renditur kryesisht skiatorë që nuk janë llogaritur favorit, hiq skiatorin austriak që përmbyllë këtë pesëshe Michael Walchhofer.
Në këtë garë ka ngadhënjyer skiatori kanadez Manuel Osborne-Paradis në shtegun Val Gardena të Italisë, duke...
Worley triumfon për herë të dytë në karrierë
Skijim: Kupa e botës- Sllallom i Madh- femrat
Në disiplinën Sllallom i Madh skiatorja franceze Tessa Worley ka triumfuar për herë të dytë në karrierën e saj, pas fitores vitin e kaluar në Aspen, kësaj here në shtegun e qendrës suedeze të skijimit Areu. Francezja e ruajti epërsinë nga gara e parë dhe kështu doli më e shpejtë para skiatores sllovene Tina Maze që u renditë e dyta...