Home » Posts tagged with "Kosova"

Zhubi autor i barazimit

Futbollisti nga Kosova, Petrit Zhubi, është mbase më i merituari për pikën që ka fituar skuadra e Trollhattanit në ligën e dytë suedeze të futbollit. Trollhattan si udhëtues luajti baras me rezultat 3:3 me Ogryten. Zhubi ka qenë protagonist i rezultatit 3:2 në minutën e 77-të të takimit, por nuk patën fat të ruajnë këtë epërsi deri në fund. Pas dy minutave vendasit barazuan... 

Kosova shkëlqeu në Suedi

Kombëtarja e Kosovës barazoi në miqësore me rezultat 4:4 me skuadrën e elitës së futbollit suedez, Halmstad. Golat për kombëtaren e Kosovës i shënuan futbollistët Rama, Gashi, Bektashi dhe Balaj. Kombëtarja e Kosovës e udhëhequr nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, ka qenë shumë afër fitores, por e cila i rrëshqiti nga duart në minutat e fundit të pjesës së dytë të ndeshjes.... 

Përballen vetëm me Bullgarinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) me 11 qershor do të luajë ndeshje miqësore në ballafaqim me kombëtaren e Bullgarisë, e cila zhvillohet në palestrën e sportit Veliko Tërnovo të Bullgarisë. Hendbollistet tona janë të përgatitura për këtë sfidë miqësore, por që do të ketë karakter domethënës. Kosova do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë brenda një viti më të... 
Etiketat: ,

Fazliu s’e tradhton Prishtinën

Sulmuesi më i spikatur i Prishtinës, Astrit Fazliu ka thënë se ka disa oferta nga klubet e Kosovës, por nuk e ka ndërmend ta tradhtojë Prishtinën. Sulmuesi bardhë e kaltër nuk ka pasur edhe një përfundim aq të mirë të kampionatit, për faktin se ka qenë i lënduar disa javë. Megjithatë, Fazliu, tha se me gjithë disa ofertat nuk e ka në plan t’ia kthejë shpinën klubit. “Me... 

“Make-up” – një fidanishte e re e futbollit të Gjakovës dhe të Kosovës

Qindra vijues të grup-moshave 7 deri 15 vjeç, të Gjakovës, që nga dje janë pjesë e akademisë së futbollit “Make-up” në Gjakovë, e cila u përurua para shumë adhuruesve të futbollit, ish futbollistë dhe personalitete të njohura të jetës politike dhe sportive nga mbarë Kosova. Në mesin e tyre ishin ministri i Kulturës, i Rinisë dhe iSportit, z. Lutfi Haziri, ish-ministri i sportit,... 
Etiketat: , ,

U mbajt turneu X përkujtimor i karatesë “Xhevat Makolli”

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbajt për të dhjetën herë me radhë turneu përkujtimor i karatesë “Xhevat Makolli”, turne ky i karakterit mbarëkombëtar, në të cilin morën pjesë klube të karatesë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova Lindore. Turneun e ka organizuar Federata e Karatesë e Kosovës dhe familja e Xhevat Makollit, me mbështetjen materiale... 

Pas Frankfurtit në Malajzi?

Zhongleri i njohur nga Kosova, Agim Agushi, pas rekordit që ka thyer në fundjavën e kaluar në Frankfurt, tashmë synon edhe një rekord të ri pikërisht në ndërtesën 120-katëshe në Malajzi. Ky synim, sipas tij, mbetet të konkretizohet brenda këtij vitit. “Në Frankfurt kam thyer rekordin duke e goditur topin me kokë pa ndërprerje për një orë e 37 minuta, duke kaluar 5304 shkallë... 

Kryeziu rrëmben të argjendtën në Kroaci

Atleti nga Kosova, Astrit Kryeziu, në disiplinën 800 metra ka treguar rezultat jashtëzakonisht të mirë, duke e zërë vendin e dytë në mitingun ndërkombëtar për juniorë në Rijekë të Kroacisë. “Në miting morën pjesë atletë nga Hungaria, Çekia, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Kosova, Italia dhe Serbia”, bëhet e ditur nga zyrtarët e Federatës së Atletikës së Kosovës.... 
Etiketat: ,

Karateistet dhe karateistët dëshmuan cilësi jashtëzakonisht të mirë

Karateistet dhe karateistët dëshmuan cilësi jashtëzakonisht të mirë në turneun e pestë tradicional përkujtimor “Zahir Pajaziti” në karate, i mbajtur në ambient të hapur në Orllan të Podujevës. Turneu është organizuar nga KK “Fudochi” nga Orllani. Në turne morën pjesë 222 karateiste dhe karateistë të 24 klubeve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, të cilët bënë gara... 

Kosova humbi edhe nga Mungolia!

Kombëtarja e Kosovës as në xhiron e tretë nuk ishte e denjë që të shijojë fitoren e parë në Kampionatin botëror, i cili mbahet në Moskë të Rusisë. Pingpongistet tona pësuan humbje me rezultat 3:0 nga Mungolia, në kuadër të grupit N. Nga kombëtarja jonë paraqitjen më të mirë e ka pasur Arjeta Tërstena, e cila ka qenë më afër që të fitojë setin për dallim nga Nuraj Kurteshi... 
Etiketat: ,