Home » Posts tagged with "Kosova e Vushtrrisë"
Selmani në hamendje
Kryetrajneri vushtrrias, Agron Selmani, ka thënë se a do të mbetet në postin e tanishëm apo do të dorëhiqet, e gjitha varet sesi do të riorganizohet gjatë ditëve të ardhshme skuadra për kampionatin e ri.
Selmani në pranverë kishte marrë timonin e Kosovës së Vushtrrisë, kur ishte në fund të tabelës me vetëm 14 pikë, por me gjithë punën e mirë që bëri dhe përpjekjet që...
Kosova e Vushtrrisë i humb gjasat
Edhe tri javë bie perdja e Kampionatit të Kosovës përkatësisht e Raiffeisen Superligës në futboll dhe lufta për titullin e kampionit gjithnjë e më shumë dramatizohet në mes Trepçës së Mitrovicës dhe Kosovës nga Vushtrria.
Trepçës iu është ngushtuar epërsia vetëm në tri pikë në luftë për titullin e kampionit. Ajo tashmë ka 53 pikë në vendin e parë, e ndjekur këmbë...
Prishtina shënoi fitore me lojë të zbehtë
Futbollistët e Prishtinës shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër skuadrës së Kosovës nga Vushtrria, në kuadër të javës së 27-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina dhe Kosova e Vushtrrisë për gjatë 90 minutave dëshmuan lojë të plogësht dhe me pak raste shënimi. Në minutën e shtatë të takimit, Kozhani i Prishtinës nga 17-18 metra gjuajti furishëm...
Selmani: Të shkelim më këmbë për toke
Kosova e Vushtrrisë triumfoi në Merdare ndaj Hysit me Rezultat 2:1, e cila fitore i ka gëzuar jashtëzakonisht shumë jo vetëm drejtuesit e futbollistët e kësaj skuadre, në fakt edhe adhuruesit “Forcat”.
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Agron Selmani, tha se ishte një fitore e madhe, por që sipas tij, duhet shkelur me këmbë për toke dhe jo të fluturojnë nga gëzimi.
“Ka qenë një...
Hysi zuri në thua!
Humbje më tronditëse e javës së 23-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll padyshim është e skuadrës së Hysit nga Podujeva.
Hysi pësoi humbje në vatër të vet me rezultat 2:1 nga Kosova e Vushtrrisë. Një humbje që zbeh sadopak gjasat e Hysit në luftë për titullin e kampioni. Vushtrriasit prej se kanë marrë kryetrajner Agron Selmanin po mrekullojnë me lojëra dhe...
Do të hidhet shorti për gjysmëfinale
Federata e Hendbollit e Kosovës bëri të ditur se në orët e mesditës së martë (12.00) do të hidhet shorti për gjysmëfinalen e kupës së Kosovës në hendboll.
Të gjitha skuadrat qoftë në konkurrencën e meshkujve qoftë në atë të femrave luten që të takohen më ndonjë rivale më të lehtë në gjysmëfinale. Në konkurrencën e meshkujve në gjysmëfinale janë: Kastrioti i Ferizajt,...
Drita s’ka rival të fortë
Volejbollistet e Dritës nga Gjilani, të udhëhequra nga trajneri Lorik Ilazi, s’do të kenë punë të vështirë në takim me Kosovën e Vushtrrisë, në ndeshjen e javës së tetë të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat).
Trajneri Ilazi në këtë ndeshje pret fitore të lehtë dhe synon titullin në vazhdim të kampionatit.
Drita-Kosova zhvillohet të shtunën, në orën 16.00,...
Kastrioti me disa hendbollistë të lënduar!
Hendbollistët e Kastriotit nga Ferizaj shënuan fitore jo aq të lehtë si mysafirë kundër skuadrës së Kosovës së Vushtrrisë, në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Ferizajasve kjo fitore iu kushtoi edhe më katër hendbollistë të lënduar në ballafaqim me vushtrriasit. “Nuk ishte lojë e ashpër, por shumë e fortë ka qenë në Vushtrri.
Si...
Me 10 shkurt Kosova-Drita
Ndeshja e paraparë të zhvillohet të mërkurën mbrëma në mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Dritës së Gjilanit, me marrëveshjen e klubeve do të zhvillohet me 10 shkurt, në orën 18.00, në palestrën e sportit në Vushtrri.
Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Nazmi Paçarada, ia ka lehtësuar arkën për 200 euro më pak Big Brother Bashkimit nga Prizreni.
Përderisa...
Të premten luan Kosova e Vushtrrisë kundër Sigal Prishtinës
Klubi i basketbollit Kosova e Vushtrrisë pas befasisë që bëri javën e kaluar kundër Trepçës nga Mitrovica, të premten synojnë të zënë në gjumë edhe kampionin në fuqi, Sigal Prishtinën.
Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, të premten, në orën 20.00, Sigal Prishtina është favorite dhe pret fitore ndaj skuadrës së Kosovës së Vushtrrisë. Kryetrajneri prishtinas,...