Home » Posts tagged with "Kombëtares shqiptare"

Kuzhe: Jam ende trajneri i Shqipërisë

Jam ende trajneri i kombëtares shqiptare”. Kështu shprehur Josip Kuzhe gjatë një interviste ekzkluzive për “Super Sport”, teksa ishte duke ndjekur takimin mes Tiranës dhe Dinamos, në “Qemal Stafa”. “Po, do të jem në krye të përfaqësueses në miqësoren me Maqedoninë në Korçë”, theksoi trajneri kuqezi. Ai ka konfirmuar kështu edhe deklaratat e kreut të FSHF-së, Armand... 

Kuzhe: Shqiptarët më trajtuan si të isha mbret

Kuzhe thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për dramën që ka kaluar, pas goditjes nga hemorragjia cerebrale. Tekniku i kombëtares shqiptare, në një intervistë për të përditshmen kroate Jutarnji List, ka zbuluar se ka kaluar një dramë të rëndë, por sipas tij është pa pasoja. “Atë ditë të enjte isha shumë keq, – ka rrëfyer Kuzhe, – Nisa të villja, kisha... 

Skela: Duhet ta mbajmë këtë ritëm

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ervin Skela, ka thënë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Bosnjës se kombëtarja kuqezi duhet të bëjë çmos për të ruajtur ritmin që ka treguar në tre ndeshjet e para të kualifikimeve për Euro 2012. “Me realizimin e golit të Duros, ne u futëm në lojë. Dhe mendoj se në pjesën e dytë kemi bërë një lojë më të mirë , duke marrë parasysh... 

Kombëtarja e peshëngritjes, protestë para Kryeministrisë

Ashtu sic kishin paralajmëruar, peshëngritësit e kombëtares shqiptare bënë një protestë përpara kryeministrisë në lidhje me mungesën e dhënies së trajtimit ushqimor për dy muajt e fundit e për nenshkrimin e një kontrate të paktën gjashtë mujore. Kjo është vetëm një nga kërkesat e tyre që vijojnë me rritjen e këtij trajtimi ushqimor nga 15 mijë lektë që është aktualisht... 

Duro: Kemi një trajner shumë të aftë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, tha se Shqipëria ndaj Luksemburgut pret fitore, ndërsa vet e ka lavdëruar punën e përzgjedhësit Josip Kuzhe. Duro është shumë optimist e sidomos për sfidën ndaj Luksemburgut. Kemi një trajner shumë të aftë dhe me eksperiencë, që di t’i vlerësojë saktë situatat. Të gjithë lojtarët janë të bashkuar dhe të gatshëm për të... 

Curri: Mos harroni, Rumunia është shumë e fortë

Mbrojtësi i Genclerbirligit dhe i kombëtares shqiptare, Debatik Curri shprehet  kundër mbivlerësimit të kuqezinjve para Rumunisë Është hera e dytë që kthehet në grumbullimet e kombëtares dhe më nuk e ka problemin e adaptimit në rolin e ri, pasi që nga transferimi i tij te Genclerbirligi në Turqi, Debatik Curri vazhdon të luajë vetëm si qendërmbrojtës. “Tash po e kam më lehtë... 

Ahmed Januzi nuk luan kundër Uzbekistanit

Debutimi i Ahmed Januzit në fanellën e Kombëtares shqiptare do të shtyhet sërish. Ai sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të luajë në takimin miqësor kundër Uzbekistanit, pasi ka thyer dorën. Sulmuesi kosovar beson se shumë shpejt do t’i vijë dita për të zbritur në fushën e blertë me fanellën kuqezi. Ahmed Januzi as më 11 gusht në ndeshjen miqësore ndaj Uzbekistanit nuk...