Home » Posts tagged with "KB Peja"
Peja – Trepça, derbi i mesjavës
Ndeshja ndërmjet Pejës dhe Trepçës do të jetë derbi i javës së 23-të të BKT Superligës, që luhet në mesjavë, kanë njoftuar të martën nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Ndeshja do të luhet të mërkurën (sot) në palestrën “Karagaç” dhe nis në orën 14:00. Skuadra e Pejës aktualisht zë vendin e dytë në tabelë me 39 pikë, kurse Trepça është e katërta me...
Bambi, i fortë për Pejën
Bambi e ka fituar të dielën kryendeshjen e xhiros së 19-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll, pasi që e mposhti Pejën me 11 pikë epërsi, 83:72. Kjo ndeshje kishte domethënie dhe rëndësi të madhe, ngase skuadrat e lartpërmendura po luftojnë për pozitën e dytë në tabelë.
Dhe, ekipi i përforcuar serb ishte më i suksesshëm, duke u shkëputur në pozitën e dytë me...
Sigal Prishtina mposht Pejën
Basketbollistët kampionë të Kosovës, ata të Sigal Prishtinës kanë fituar derbin e dytë.
Pas triumfit ndaj Trepçës (67:54), të enjten në Mitrovicë, skuadra e kaltër të dielën në Prishtinë mposhti edhe Pejën me rezultatin 87:65, në ndeshjen e javës së 13-të të BKT Superligës në basketboll.
Për Sigal Prishtinën, që prin në tabelë me 25 pikë, kjo është fitorja e 12-të...
Bambi konfirmon forcën përballë Pejës edhe në “Karagaç”
Basketbollistët e Bambit dolën fitues në derbin e javës së 12-të të Superligës përballë skuadrës së Pejës me rezultatin 74:68 të mërkurën në “Karagaç”.
Te skuadra e Pejës në këtë ndeshje debutoi plejmejkeri Samir Shaptahoviq, që edhe ishte më i dalluari me 23 pikë të shënuara.
Për Pejën kjo është humbja e dytë këtë edicion nga skuadra e Bambit. Me këtë...
Samir Shaptahoviqi i bashkohet Pejës
Ndonëse disa ditë më parë në mediat kosovare spekulohej se basketbollisti i dalluar shqiptar nga Mali i Zi, Samir Shaptahoviq do të merr përsipër drejtimin e Bashkimit të Prizrenit kjo gjë nuk do të ndodh.
Në fakt, Shaptahoviq ka vendosur t’i bashkohet Pejës, si përforcim për ecurinë e mëtejshme të edicionit.
Sot klubi peja ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit...
Sigal Prishtina vazhdon me fitore
Sigal Prishtina po vazhdon të shkëlqejë. Bardhekaltrit të shtunën mbrëma e kanë shënuar fitoren e dhjetë rresht në këtë stinor.
Ekipi kryeqytetas ishte jashtëzakonisht i fortë për Kolegjin EuroSport, ndaj të cilit fitoi me 53 pikë epërsi, përkatësisht me rezultat 101:48, në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndërkohë, edhe Peja...
Pritet rikthimi i Bujar Locit
Klubi i basketbollit Peja e përmbylli edicionin e sivjetshëm duarthatë, pasi në të dyja garat si në përfundimtare të kampionatit po ashtu edhe atë të kupës arriti vetëm deri në gjysmëfinale.
Pejanët janë në pushim, megjithatë, do të vazhdojnë edhe të ardhmen të bazohen në forcat vendore. Kështu bëri të ditur Fatmir Gashi, kryetar i KB Peja.
“Do të vazhdojmë me politikën...
Grapci: Bëmë gabime të shumta në sulm
“Basketbollistët në vijën e sulmit dështuan në gjuajtjet për tri pikë, sikurse edhe për dy pikë dhe kjo mendoj se ishte e mjaftueshme që të humbim ndeshjen”, theksoi Valdet Grapci, kapiten i KB Peja.
Kapiteni i klubit të basketbollit Peja, Valdet Grapci, tha se mos përqendrimi sa duhet i ka kushtuar skuadrës së tij që pësuan humbje në ballafaqim me Sigal Prishtinën. Peja për...
Peja mendon për më gjatë
“Kemi sjellë një basketbollist të krahut në radhët tona, por jemi në negociata edhe me disa basketbollistë të tjerë”, tha Riza Gjakova, sekretar i KB Peja.
Peja nuk heq dorë nga titulli i kampionit, por as nga trofeu i kupës së Republikës së Kosovës në basketboll. Zyrtarët e këtij klubit paralajmërojnë një Pejë më të fortë për stinorin pranveror dhe qysh tashmë kanë...