Home » Posts tagged with "Kastrioti"

Zaskoku: E siguruam titullin

Kastrioti i Ferizaj (meshkujt) tashmë po flenë qetë dhe nuk mërziten fortë edhe për katër ndeshjet e fundit që kanë mbetur në Superligën e Kosovës në hendboll. “Puna u krye në Pejë me fitoren që shënuam kundër Besa Famiglias. E siguruam titullin dhe tashmë vetëm presim fundin e kampionatit. Prishtina edhe krahë më pas nuk mundet ta zë më Kastriotin. Kemi dy ndeshje radhazi... 

Hasanxhekaj: Ia dhamë një ‘flakaresh’ me lojë Kastriotit!

Skuadra e hendbollit Prishtina edhe praktikisht ka siguruar titullin e kampionit në Republikën e Kosovës për konkurrencën e femrave. Prishtina nga 18 ndeshje, ka shënuar 16 fitore, dy herë ka luajtur baras dhe nuk ka pësuar humbje. Skuadër që pa asnjë përforcim të huaj arriti të shpallet kampione dy javë para përfundimit të Superligës së Kosovës. Kryetrajneri i Prishtinës, Beqir... 

Besa Famiglia mund t’i bëjë “sherr” Kastriotit

Drejtuesit e klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizaj (meshkujt) jo që ia kanë frikën Besa Famiglisë nga Peja, por sipas tyre barazimi dhe fitorja i bëjnë punë të mirë, por në rast të humbje ia komplikojnë paksa punët për titull. Ballafaqimi Besa Famiglia dhe Kastrioti i Ferizajt, do të zhvillohet të premten në orën e vona (20.00) në palestrën e sportit Karagaç” në Pejë.... 

Kastrioti shumë vështirë

Volejbollistet e Kastriotit nga Ferizaj do të kanë shumë vështirë në ballafaqim me skuadrën e Dritës nga Gjilani, në ndeshjen e grupit II të vlefshme të kupës së Kosovës në volejboll (femrat). Ballafaqimi mes këtyre skuadrave zhvillohet të enjten mbrëma (ora 20.00) në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj. Të enjten takohen edhe Universiteti AAB Rinvest nga Prishtina... 

Kastrioti shkëlqen me lojë dhe fiton kupën

Hendbollistet e Kastriotit nga Ferizaj janë fituese e kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencën e femrave në hendboll. Ato në finale shënuan fitore me rezultat 41:36 kundër Shqiponjës nga Gjakova. Ndeshja finale qw u zhvillua nw Qendrwn e Rinisw dhe tw Sportit nw Prishtinw, ishte përcjellur nga 700 shikues, të cilën u ndanë të kënaqur me lojë. Në pjesën e parë skuadra gjakovare... 
Etiketat: ,

Alija: E treta e vërteta

Hendbollistet e Shqiponjës nga Gjakova më këmbëngulje kërkojnë kupën e Republikës së Kosovës në hendboll (femrat). Ato me padurim presin ndeshjen finale të së shtunës kundër skuadrës së Kastriotit nga Ferizaj. Në klubin e gjakovareve është një optimizëm i madh njëkohësish edhe mobilizim i madh për këtë supersfidë. Një dëshirë e madhe e Shqiponjës që ta fitojë kupën... 

Prishtina: Kapiteni i Ferizajit ka luajtur me tre kartonë të verdhë

Skuadra më e trofejshme në futbollin e Kosovës, Prishtina, kërkon që pikët me Ferizajn t’i fitojë në tavolinë me rezultat 3:0. Prishtina është ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës se kapiteni i Ferizajit, Burim Çerkini, ka luajtur me tre kartonë të verdhë. Nënkryetari i KF Prishtina, Afrim Muçiqi, ka thënë se kanë parashtruar ankesë në FFK me këtë rast dhe sipas... 

KH Prishtinës i merret një pikë

Klubit të hendbollit Prishtinës në konkurrencën e femrave iu ka kushtuar mjaft shtrenjtë tërheqja nga fusha në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të kupës së Republikës së Kosovës në ballafaqim me Kastriotin në Ferizaj. Komisioni i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ndeshjen e ndërprerë Kastrioti-Prishtina në minutën e 52 e 38 sekonda, kur rezultati ishte 23:20... 

Prishtina e revoltuar në gjyqtarë braktisi fushën

Në minutën e 52 e 38 sekonda është ndërprerë ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së kupës së Kosovës në hendboll (femrat) në mes Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinës, kur ishte rezultati 23:20 në favor të Kastriotit. Prishtina braktisi fushën e revoltuar në vendimin e gjyqtarëve, por edhe te delegatit të ndeshjes Sedat Zhuri. Kryetari i KH Prishtina, Nebi Zariqi, ka dhënë urdhër... 

Nuk luan emri!

Hendbollistët e Prishtinës janë shumë të gëzuar që janë kualifikuar në finalen e madhe të kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve. Kastrioti i Ferizajt është i dëshpëruar në tërësi më këtë eliminim të papritur. Kryetrajneri i Prishtinës, Taib Kabashi ka thënë se vazhdimisht ka qenë i matur në deklarata për ndeshjen me Kastriotin. “Vazhdimisht isha...