Home » Posts tagged with "Karim Benzema"
Chelsea ofron 20 milionë për Benzema
Chelsea raportohet se është interesuar te Real Madridi për sulmuesin Karim Benzema.
El Mundo Deportivo shkruan se Blutë tashmë kanë ndarë 20 milionë euro për francezin dhe Reali ka dhënë shenja se është i gatshëm ta shesë.
Megjithatë ata nuk do të pranojnë asnjë ofertë më të vogël se 35 milionë euro për Benzema. Presidenti i Realit, Forentino Perez, shpreson Chelsea të rikthehet...
United kontakton Realin për Benzeman
Manchester United është në kontakt të vazhdueshëm me Real Madridin, për një transferim të sulmuesit francez, Karim Benzema.
Benzema është synim i kamotshëm i Sir Alex Ferguson, ndërsa tani besohet se oferta prej 40 milionë eurosh e Djajve do të lëkundë drejtuesit e Los Blancos që të heqin dorë nga asi i tyre.
Lajmin e bën të ditur El Confidencial, që pos tjerash pohon se kalimin...
Afellay në drejtim të Juventusit
Përveç interesimit që ka shfaqur për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, skuadra e Juventusit po vëzhgon edhe gjendjen e holandezit të Barcelonës, Ibrahim Afellay.
Siç ka njoftuar e përditshmja spanjolle’ AS’, skuadra torineze po shqyrton mundësinë e ofertës për yllin e ri të blaugranëve.
Afellay, që në janar të këtij viti u transferua te Barcelona, nuk ka arritur të përshtatet...
Lëndohet Benzema, në dyshim kundër Totenhamit
Sulmuesi 23-vjeçar u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme miqësore që kombëtarja franceze e zhvilloi kundër Kroacisë. Ai lëndoi muskulin e këmbës së majtë dhe për shkak dhimbjeve në minutën e 75-të ishte i detyruar që të braktis fushën.
Sulmuesi francez i Realit të Madridit Karim Benzema i cili gjendej në një formë të shkëlqyeshme te skuadra “mbretërore” është lënduar në...
Benzema: Jemi vetëm 90 minuta larg çerekfinales
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, mezi e pret përballjen e të mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit, ndërsa pohon se Mbretërit janë vetëm 90 minuta larg çerekfinales.
“Kush dëshiron të jetë në bankën rezervë? Askush! Unë dua të luaj secilën ndeshje, por kjo varet nga vendimi i Mourinhos”.
“Jemi vetëm 90 minuta nga ndërprerja e rezultateve të këqija...
Benzema: Gara për titullin nuk ështe e mbyllur
Karim Benzema thotë se askush te Real Madridi nuk beson se gara për titullin tashmë është e mbyllur.
Reali tash është shtatë pikë prapa liderit, Barcelonës, por duket se mbretërit nuk dorëzohen lehtë.
“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për ligën pasi ajo nuk është e humbur. Ende ka shumë për t’u luajtur dhe ne duhet të luftojmë deri në fund. Madrid kurrë nuk dorëzohet...
Juventus i prin garës për Benzeman
Sipas mediave italiane, Juventusi është më pranë transferimit të sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.
Një pjesë e mediave italiane besojnë se bardhezinjtë nuk do të sigurojnë firmën e sulmuesit të Wolfsburgut, Edin Dzeko, gjatë afatit kalimtar të janarit pasi që ai është shumë i shtrenjtë.
Mirëpo, Corriere dello Sport shkruan se Zonja e Vjetër mund të sigurojë shërbimet...
Benzema rikthen buzëqeshjen
Real Madrid ka shënuar fitore bindëse në të tetën e finales së Copa del Re (Kupa e Spanjës), duke e mposhtur Levanten me rezultat 8:0.
Karim Benzema së bashku me Cristiano Ronaldon kanë realizuar nga tre gola, derisa nga një e kanë shtuar Ozil e Pedro Leon. Sulmuesi francez ndihet i lumtur me paraqitjen e tij, pas kritikave të vazhdueshme që mori muajt e fundit.
“Jam mjaft i lutur që...
Juventus interesohet për Benzema
Karim Benzema mund të jetë përforcimi i sulmit për Juventus në merkaton e janarit.
Gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’ nënvizon se sulmuesi francez i Real Madrid është në axhendën e bardhezinjve të Torinos.
Benzema do të mbërrinte në Torino në merkaton e dimrit në formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Shitja e Amauri dhe Sissoko do siguronin për klubin...
Blanc: Benzema ende ka për të treguar veten
Përzgjedhësi i Francës, Laurent Blanc, i ka thënë Real Madridit se sulmuesi Karim Benzema ende ka për të treguar veten.
Benzema shënoi hat-trick në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Auxerre duke paralajmëruar se po kthehet në formë.
“Ai ende nuk e ka konfirmuar potencialin e tij, por ai është gur i çmuar. Shikoni në statistikat e tij, ai ka një avantazh ndaj të tjerëve në...