Home » Posts tagged with "Juventus"

“Zonja e Vjetër”, 23 milionë euro për Nasrin

Katër skuadrat e mëdha evropiane Inter, Barcelona, Çelsi dhe Bajern Munih, do të jenë në “luftë” me Juventusin për të transferuar sulmuesin e Arsenalit, francezin Samir Nasrin. Mediat italiane të enjten raportojnë se “Zonja e Vjetër”, dëshiron që gjatë merkatos së verës ta sjellë në Torino talentin francez, të cilit në vitin 2012 i skadon kontrata me “topçinjtë”. Juve... 

Juventus ëndërron Mascheranon

Për sezonin e ardhshëm Juventus ëndërron që t’i shtojë ekipit argjentinasin Javier Mascherano. Mesfushori luan shumë pak tek Barcelona dhe ka bërë të ditur se ka mundësi që në fund të sezonit të largohet nga katalanasit. Drejtuesit bardhezinj do të udhëtojnë ditët e ardhshme në Spanjë për të parë mundësitë që kanë për blerjen e kapitenit të kombëtares argjentinase.... 

Legrottaglie lojtar i Milanit

Nicola Legrottaglie ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmujore me Milanin, pasi u largua nga Juventusi. Deklaratat që konfirmojnë marrëveshjen janë paraqitur në faqet zyrtare të dy klubeve. Juventusi ka zbuluar se kërkesa është bërë nga vetë lojtari, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar. “Legrottaglie në Milan. Klubi Futbollistik Juventus bën të ditur se klubi ka vendosur... 

Juventus interesohet për Benzema

Karim Benzema mund të jetë përforcimi i sulmit për Juventus në merkaton e janarit. Gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’ nënvizon se sulmuesi francez i Real Madrid është në axhendën e bardhezinjve të Torinos. Benzema do të mbërrinte në Torino në merkaton e dimrit në formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Shitja e Amauri dhe Sissoko do siguronin për klubin... 

Hodgson: Johnson nuk është në shitje

Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, ka theksuar se nuk planifikon të shesë mbrojtësin e djathtë Glen Johnson. Së fundi spekulohej se reprezentuesi anglez është i pakënaqur në Anfield dhe mund të transferohet në Tottenham ose Juventus. Mirëpo, Hodgson ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të lejojë largimin e ish mbrojtësit të Portsmouthit. “Menaxherët dhe gazetat? Sa më përket... 

Juve shkëmben Amaurin për Gilardinon

Skuadra e Juventusit do t’i ofrojë Fiorentinës sulmuesin Carvalho Amauri në shkëmbim për italianin Alberto Gilardino, përcjell të mërkurën e përditshmja “Tuttosport”. Krerët e Juventusit adhurojnë Gilardinon, që këtë edicion nuk është në formën e tij më të mirë, kurse Fiorentina edhe më herët është interesuar për transferimin e Amaurit. Ky i fundit aktualisht... 

Del Piero i zhgënjyer me eliminimin

Alessandro Del Piero është tejet i zhgënjyer me eliminimin e hershëm nga Europa League, pas barazimit ndaj Lech Poznan. “Unë kurrë nuk kam luajtur në kushte të tilla, ishte përvojë vërtet e çuditshme. Në pjesën e dytë ne nuk kemi mundur të shohim vijat kufizuese në fushë, ndeshja nuk është dashur të luhej”. “Madje topi vështirë është parë, edhe pse ka ngjyrë tjetër.... 

Del Neri fajëson motin e ftohtë për eliminimin nga EL

Gigi del Neri duket i shqetësuar pas eliminimit të Juventusit nga Europa League nga Lech Poznan, duke fajësuar motin e keq. Biankonerët nxorën vetëm një barazim 1-1 ndaj ekipit polak, rezultat që i eliminon ata një rund para mbylljes së fazës grupore. “Ne bëmë gjithçka që është e mundshme sot, duke humbur pesë apo gjashtë shanse shënimesh. Ne merituam të fitojmë. Nuk ishte absolutisht... 

Eliminohet Juventusi, B45 kualifikon Cityn

Lech Poznan e ka eliminuar nga Europa League gjigantin italian Juventus, ndërsa nga ana tjetër Manchester City e siguroi kualifikimin falë një Mario Balotelli në formë të jashtëzakonshme. Juventusi pati një mori rastesh ndaj skuadrës polake, por ishin vendasit ata që nën kushte të vështira klimatike ia dolën të triumfojnë të parët. Artjoms Rudvends kaloi në epërsi Lech Poznan vetëm... 

Tre javë pushim për Alberto Gilardino

Sulmuesi Alberto Gilardino, siç bën të ditur Fiorentina në një komunikatë të bërë publike në faqen zyrtare, i është nënshtruar disa analizave pas dëmtimit muskulor të pësuar në ndeshjen e së shtunës kundër Juventus. Diagnoza për rifillimin e aktivitetit sportiv është tre javë. Gilardino nuk do të luajë në dy sfidat e ardhshme të kampionatit kundër Cagliari e Udinese, përveç...