Home » Posts tagged with "Gjilani"

Më së “nxehti” në Ferizaj

Ballafaqimi më i nxehtë i javës së 31-të në Raiffeisen Superligë në futboll padyshim do të jetë në mes Ferizajt dhe Vëllaznimit të Gjakovës. Ferizaj renditet i nënti me 38 pikë, ndërsa Vëllaznimi i dhjeti me 35 pikë dhe kjo afërsi në pikë e bënë shumë atraktiv këtë ndeshje. Vëllaznimi edhe një pikë mund t’i bëj punë, pasi në ndeshjet e radhës ka orar shumë më të... 

Gjysemfinale: Besa ndahet barazim me Lirin kurse Vëllaznimi e mund Gjilanin

Ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll kanë pasur rrebesh gola. Në Pejë janë shënuar gjithsej gjashtë gola (Besa-Liria 3:3), ndërsa pesë gola në Gjilan (Gjilani-Vëllaznimi 2:3). Për dy ndeshje të zhvilluar u shënuan 11 gola, çka dëshmoi një efikasitet të lartë të sulmuesve. Liria mori barazim në Pejë me Besën, ndërsa Vëllaznimi nga Gjakova shënoi... 
Etiketat: , , ,

Mushica kërkon të kthehen të pamposhtur

Gjysmëfinalja e kupës së Kosovës në futboll pritet me kureshtje të veçanta nga dashamirët e futbollit. Dy ndeshje dhe secila do të jetë më e fortë se tjetra. Gjilani veç është larguar nga elita e futbollit tashmë orientohet ta fitojë kupën, ku në ndeshjen e parë të mërkurën e pret Vëllaznimin e Gjakovës. Në Pejë takohen rivalët e Rrafshit të Dukagjinit, Besa-Liria. Kryetrajneri... 

Prishtina e mund Gjilanin

Në javën e 29-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës dihet edhe skuadra e parë që do të largohet nga elita e futbollit. Gjilani me humbjen nga Prishtina me rezultat 1:0 edhe përfundimisht ka bërë gati valixhet për ligën e parë. Prishtina nuk fali Gjilanin dhe e mposhti, duke e fundosur të tërin. Suad Saliagiq ka shënuar golin e fitores në minutën e 45-të dhe i ka dhënë tri... 
Etiketat: ,

Rezultate befasuese!

Kryesuesi i tabelës, Trepça ’89 nga Mitrovica papritur është mposhtur në shtëpi me rezultat 2:3 nga Drita e Gjilanit, në ndeshjen e javës së 27-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Kjo humbje mund të vlerësohet si befasuese e mitrovicasve, pasi është pritur fitore kundër Dritës. Fitorja e Dritës llogaritet si befasia e javës apo… Fundja Drita mori tri pikë të... 

Kastrioti shumë vështirë

Volejbollistet e Kastriotit nga Ferizaj do të kanë shumë vështirë në ballafaqim me skuadrën e Dritës nga Gjilani, në ndeshjen e grupit II të vlefshme të kupës së Kosovës në volejboll (femrat). Ballafaqimi mes këtyre skuadrave zhvillohet të enjten mbrëma (ora 20.00) në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj. Të enjten takohen edhe Universiteti AAB Rinvest nga Prishtina... 

KEK-u kërkon ndeshja të përsëritet

Drejtuesit e klubit të futbollit KEK-u nga Kastrioti kanë reaguar shumë ashpër në gjyqtarët e ndeshjes Gjilani-KEK-u. Sipas tyre, humbja më shumë ka qenë pjellë e gjyqtarëve sesa që e kanë merituar me rezultat 2:1 në Gjilan. KEK-u është ankuar në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe pret që ta shqyrtojë rastin e ndodhur në Gjilan. Sekretari i klubit të futbollit KEK-u, Rasim... 
Etiketat: ,

Drita ka zërë në gjumë Drenicën

Volejbollistët e Drenicës nga Skenderaj janë zërë në gjumë nga skuadra e Dritës nga Gjilani, duke pësuar humbje me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës (meshkujt). Drita arriti një fitore e cila e kalon në vendin e katërt me 23 pikë, duke e shtyrë për fundi skuadrën e Therandës. Kryesuesi i tabelës, AKPA te Luzha nga Ferizaj nuk fali si udhëtues... 
Etiketat: , ,

Kampioni e fut edhe më shumë në krizë Gjilanin

Ballafaqimi në mes Prishtinës dhe Gjilanit u përshkrua me një lojë të nivelit mesatarë, me mbizotërim të vendasve, të cilën edhe fituan me rezultat 2:1 në ndeshjen e javës së 22-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Prishtina me tri pikë të reja stabilizon sadopak veten në vendin e tetë të renditjes së tabelës me 30 pikë, duke iu shmangur skuadrave të rrezikuara.... 
Etiketat: ,

Pesë ndeshje, një gol!

Pas luftës e këndej është kthyer rekordi i fukarallëkut të shënimit të golave në elitën e futbollit të Republikës së Kosovës. E pakapshme për kokën e njeriut, por shumë e vërtetë, pesë ndeshje dhe vetëm një gol! Sulmuesit e kanë pasur një ditë të keqe saqë nuk mbahet mend në futbollin e Kosovës. Vetëm Ferizaj ka shënuar fitore të zorshme me rezultat 1:0 ndaj Vëllaznimit...