Home » Posts tagged with "Gjilan"

Abazi ndahet me Ferizajn në mënyrë më të mirë

Skuadra e futbollit Ferizaj në ndeshjen e javës së fundit shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër skuadrës së Gjilanit dhe kësisoj siguroi mbetjen në Raiffeisen Superligë. Arsim Abazi, kryetrajner mënjeherë pas ndeshjes ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit ferizajas. Abazi me punën e tij që bëri së bashku me futbollistët me gjithë ato vështirësi që hasën siguruan mbetjen... 

Rasti i fundit

Gjilani në fund të tabelës dhe assesi të shmanget nga vendi i 12-të. KF Gjilani është në vendin e 12-të me 24 pikë dhe katër pikë më pak se i dhjeti në tabelë, Vëllaznimi. Drejtuesit e kësaj skuadre shikojnë të gjitha mundësitë që në fund të zënë vendin e dhjetë që siguron gjasat për mbetjen në ligë në garat e play-autit. Muharrem Sahiti, kryetrajner i Gjilanit, tha... 
Etiketat: ,

Drita shënoi fitore të lartë

Volejbollistet e Dritës nga Gjilani (femrat) shënuan fitore me rezultat 3:0 kundër Prishtina Juniorit, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kupës së Kosovës në volejboll. Takimet të tjerat zhvillohen të mërkurën: Kosova-Skenderaj (16.00), AAB Riinvest Prishtina– Arbëria (15.00), Universiteti-Ulpiana (19.00). Te meshkujt te enjten takohen: Drita- Trasing group Prishtina (20.00),... 

Ballafaqimi më joshës Drita- Tr.Gr Prishtina

Në lokalet e Federatës së Volejbollit të Kosovës, është hedhur shorti për edicionin e kupës së Republikës së Kosovës në të dyja konkurrencat. Ballafaqimi më interesant është ai në mes Dritës nga Gjilanit dhe Tr.Gr Prishtina. Ndërkaq, Ulpiana e sfidon Therandën mjaft solide, kurse AKPA Te Luzha nga Ferizaj që kryeson tabelën në Superligë ka punë të lehtë me Pejën. Drenica... 

Bashkimi dhe Penza mëtojnë finalen

Basketbollistet e Bashkimit nga Prizreni janë më një këmbë pranë finales së play-offit në konkurrencën e femrave në basketboll. Ato në ndeshjen e kthimit në Gjilan presin fitore ndaj Dritës dhe të kualifikohen më tutje. Bashkimi udhëheq 1:0 në fitore kundër Dritës dhe nuk e ka aq problem edhe në ndeshjen e dytë. Takimi Drita-Bashkimi zhvillohet të mërkurën në orën 19.00. Edhe... 
Etiketat: , , ,

Taksirat pas taksirati

Sulmuesit të Prishtinës, Astrit Fazliu, nuk po i shkon mbarë në stinorin pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Ai ka lënduar mjaft keq nyjën e thembrës së këmbës dhe ky lëndim e ka lënë të paktën tri-katër javë jashtë fushës së blertë.Fazliu në minutën e 20-të të takimit ka pasur një duel me një mbrojtës të Gjilanit dhe ka lënduar këmbën. “Në... 
Etiketat: ,

Besa gradualisht ngjitet në maje

Futbollistët e Besës nga Peja me fitoren që shënuan të dielën 2:0 kundër Gjilanit, gradualisht po ngjiten në maje të tabelës së elitës së futbollit të Kosovës. Kryetrajneri Genc Hoxha, është i kënaqur me lojën e djelmoshave të tij dhe aq më shumë që në stinorin pranveror nuk dinë për humbje. Ai është i bindur se skuadra e tij do të vazhdojë me serinë e rezultateve të... 
Etiketat: , , ,

Gjilani, nuk e ka kaluar krizën

“Nuk ia kemi caktuar detyrën vetes që të luftojmë me çdo për trofeun e kupës, megjithatë dëshirojmë të jemi pjesë e finales”, tha Muharrem Sahiti, kryetrajner. Skuadra e futbollit Gjilanit merr frymë më lehtë sesa në vjeshtë, por e konsiderojnë vetën se janë ende të rrezikuar për mbetje në ligë. Kryetrajnerit Muharrem Sahitit nuk i bëjnë përshtypje fortë fjalë të mira... 
Etiketat: ,

Sigal Prishtina ‘shkel’ Dritën, ndërsa Kastrioti nuk udhëton

Në konkurrencën e femrave ka nisur stinori pranveror (java e tetë) në basketboll, ku Sigal Prishtina si mysafirë ‘shkeli’ me rezultat 80:61 Dritën e Gjilanit. Basketbollistet e Sigal Prishtinës dëshmuan lojë të fortë në mbrojtje dhe ishin efikase në vijën e sulmit. Ato e nisën me fitore pranverën dhe shpallin kandidaturën në luftë për titull të kampionit. Ndërkaq, ndeshja... 

Drita ndeshet me “ASPTT Mulhouse Volley”

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani, në konkurrencën e femrave, e ka të njohur edhe rivalen që do të takohen më 19-20 janar, ajo është klubi i elitës franceze, “ASPTT Mulhouse Volley” nga Mulhouse. Kjo skuadër franceze zë vendin e tretë në elitën e volejbollit francez. “Ftesa ka ardhur nga Federata e Volejbollit të Francës për pjesëmarrje në një turne në rajonin e Alsace,...