Home » Posts tagged with "Formula 1"

Alonso: Mendova se Kubica nuk do të mbijetonte

Dy herë kampioni i botës në Formulën 1, Fernando Alonso, mendoi se kolegu i tij, Robert Kubica, nuk do të mundej t’i mbijetonte aksidentit të pësuar në 6 shkurt, gjatë pjesëmarrjes në një garë reli në Itali. ”Mbeta i shokuar kur mësova lajmin. Kur shkova në spital dhe pashë që ishte në atë gjendje, seriozisht mendova se nuk do të mbijetonte”, deklaroi ferraristi. ”Aftësia... 

Vettel ëndërron Ferrarin

Sebastian Vettel, kampioni i botës në Formula 1, tha se garimi për Ferrarin është një ëndërr që shpreson ta përmbushë në të ardhmen. “Është ëndrra ime që një ditë të garoj për skuderinë e Maranellos”, u shpreh gjermani në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”, transmeton TCH. Gjithsesi Vettel përjashton mundësinë e ndërrimit të skuadrës tani për tani:... 

Formula 1, në rrezik gara e Bahreinit

Sezoni i ri i Formulës 1 duhet të nisë në 13 mars, me Çmimin e Madh të Bahreinit, por protestat në vendin arab bëjnë që të përflitet mundësia e zëvendësimit të pistës me një tjetër. Popullsia e ishullit kërkon ndërrimin e pushtetit, të dominuar nga një Mbret sunit, në një shtet me shumicë shiite. Problemet ndërfetare po krijojnë probleme sigurie dhe Federata Ndërkombëtare... 

Kubica, operacioni i fundit të mërkurën

Piloti polak i Formulës 1, Robert Kubica, do t’i nënshtrohet operacionit të tij të fundit më herët nga sa ishte parashikuar, pasi gjendja e tij e mirë shëndetësore e bën të mundur këtë. Lajmi u informua më parë gjatë ditës nga burimet mjekësore të spitalit italian të Santa Corona de Pietra Ligure, ku ai është duke u kuruar. Kubica do t’i nënshtrohet operacionit të tretë... 

Raikonnen zëvendëson Kubicën

Aksidentimi i polakut Robert Kubica dhe pamundësia e tij për të garuar për një vit kanë detyruar skuadrën Renault që të nisë menjëherë kërkimet për një pilot të ri. Me një pilot të dytë si rusi Vitaly Petrov, është e pamundur të mendosh për kontraktimin e Bruno Sennas apo Romain Grosjeanit, pavarësisht se ata mbështeten nga sponsorë të fuqishëm. Ajo që i duhet skuadrës... 

Kubica pëson aksident të rëndë në Rally

Piloti i Formula 1, Robert Kubica, ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave në Rally të Andoras. Makina e polakut, Skoda Fabia, ka dalë nga rruga 6 km nga nisja duke u përplasur në muret e një kishe. Kanë qenë zjarrfikësit ata që e kanë nxjerrë Kubicën në gjendje të rëndë nga makina e shkatërruar dhe që kishte filluar të merrte flakë, duke e dërguar menjëherë në... 

Zbulohen ndryshimet e Ferrarit 2011

Makina e re e Ferrarit do të prezantohet ditën e nesërme, por ndërkohë shtypi italian ka zbuluar disa prej detajeve dhe ndryshimeve të “kokëkuqes” së 2011-s. Ndryshimet kryesore me makinën e një viti më parë janë ato të pjesës së pasme të makinës, me krahët aerodinamikë më të ulët ndonjëherë dhe një dizenjim me atë të ngjashëm me Red Bullit, Ndryshime ka edhe në pjesët... 
Etiketat: ,

Alonso favorit për titull në 2011-n

Bastexhinjtë shohin ferraristin Fernando Alonso si pilotin me më shumë shanse për të fituar titullin në 2011-n, bëri të ditur sot rrjeti informativ “Mediaset”. Dy pilotët e tjerë me më shumë shanse për t’u renditur të parët në fund të Botërorit të 2011-s janë kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel dhe britaniku Lewis Hamilton. Vlera e spanjollit për titullin është... 

Ferrari merr masa të mos i përsëritet dymijedhjeta

Fokusi kryesor i Ferrarit për stinorin e ri në Formula 1, është që të startojë furishëm dhe të evitojë mundësinë e një përsëritje të përfundimit të stinorit 2010. Të mërkurën, në mbledhjen vjetore të Ferrarit, drejtori i skuderisë, Stafeno Domenciali, ka thënë se shumë është folur për gabimin strategjik në garën e fundit të stinorit në Abu Dhabi, ku spanjolli Fernando... 
Etiketat: ,

Red Bulli akuzon Ferrarin për vjedhje

Edhe pse deri te fillimi i kampionatit të ri në Formula 1, na ndajnë dy muaj, lufta mes skuadrave pretendente për titull ka nisur qysh tashmë. Madje rivaliteti i tyre në edicionin e ri pritet të jetë shumë më i madh, sidomos pas lëvizjeve që kanë bërë ato në këtë periudhë. Kështu skuadra kampione e botës, Red Bulli, akuzoi rivalin direkt Ferrarin, për tentimin e marrjes së teknikëve... 
Etiketat: , ,